Shëndeti

Shkencëtarët zbuluan cili ushqim është i rrezikshëm për trurin

Shkencëtarët amerikanë erdhën në përfundimin se njerëzit, ushqimi i të cilëve përmban kryesisht mish të përpunuar, patate, biskota dhe brumëra, ka më shumë gjasa të vuajnë nga demenca se sa ata që ushqehen në mënyrë racionale. Informatat për rezultatet nga studimi janë publikuar në faqen "Medikalekspres".

Nju-Jork, 23 prill 2020 (MIA) – Shkencëtarët amerikanë erdhën në përfundimin se njerëzit, ushqimi i të cilëve përmban kryesisht mish të përpunuar, patate, biskota dhe brumëra, ka më shumë gjasa të vuajnë nga demenca se sa ata që ushqehen në mënyrë racionale. Informatat për rezultatet nga studimi janë publikuar në faqen “Medikalekspres”.

Studimi përfshiu 209 persona me demencë në moshë mesatare prej 78 vjeç dhe 418 persona në moshë, gjini dhe arsimim të njejtë, por pa çrregullim konjitiv.

Vullnetarët vetë e plotësuan pyetësorin, duke shkruar se çfarë ushqimi kanë konsumuar gjatë një viti dhe sa shpesh. Përmendet se ata kaluan kontroll mjekësor në çdo 2-3 vite.

Ushqimi për pacientët me demencë është dëshmuar se përfshin mish të përpunuar, përfshirë salçiçe, mish të tymosur, brumëra, si dhe ushqim të pasur me niseshte, alkool dhe ëmbëlsira. Njerëzit nga grupi tjetër shpesh kanë ngrënë mish, në kombinim me fruta, perime dhe ushqim të detit.

Hulumtimet paraprake treguan se konsumimi i ushqimit të shëndetshëm – bimë me fletë të gjelbra, dredhëza, arra,  drithëra integrale dhe peshk mund ta ulë rrezikun nga demenca. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close