0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Shkencëtarët punojnë në “Diellin artificial” me vlerë prej 20 miliard euro

Katërmbëdhjetë vjet prejse  morën dritë të gjelbërt për projektit, grupi i shkencëtarëve  me seli në Francë dje filluan të punojnë  në pajisjen  që duhet të tregojë  nëse fusioni bërthamor, i cili është burim i energjisë së Diellit, mund të jetë burim i sigurt dhe i qëndrueshëm  i energjisë së Tokës.

Marsei, 29 korrik 2020 (MIA) – Katërmbëdhjetë vjet prejse  morën dritë të gjelbërt për projektit, grupi i shkencëtarëve  me seli në Francë dje filluan të punojnë  në pajisjen  që duhet të tregojë  nëse fusioni bërthamor, i cili është burim i energjisë së Diellit, mund të jetë burim i sigurt dhe i qëndrueshëm  i energjisë së Tokës.

“Pajisja ITER do të përbëhet prej pothuajse një milion komponenteve, ndërsa eksperimentet e para duhet të fillojnë në dhjetor të vitit 2025. Fusioni  siguron  energji të pastër dhe të sigurt pa karbon”, thuhet në kumtesën e 35 vendeve nënshkruese të projektit.

Siç e quajnë shumica “Bashkimi më i madh në botë” do të përbëhet  në komunën e vogël Sen Pol-les Durans në Francën jugore,  nga shkencëtarët e gjithë botës. Grupi ITER përbëhet prej 27 anëtareve të Bashkimit Evropian, Zvicra, Britania e Madhe, India, Japonia, Koreja Jugore, Rusia dhe SHBA.

Por, ky “Diell artificial” është kritikuar nga disa ekologë. Ata e shohin atë si iluzion shkencor pa garancion se do të japë rezultate  dhe se  kjo do të jetë “humnerë financiare”, siç komentojnë nga Grinpis.

“Fusioni është i sigurt, përdor sasi të vogla të karburanteve dhe nuk ka mundësi fizike për fatkeqësi…Karburanti  për fusion mund të gjendet në ujin detar dhe në litium,  që do të thotë se ka  burime të mjaftueshme  për disa milion vite të ardhshme”, theksohet në raport.

Sipas shkencëtarëve, reaktori mund ta arrijë fuqinë e saj të plotë në vitin 2035.

Puna fillon pas  pesë viteve anulim. Buxheti për projektin sot arrin pothuajse 20 miliard euro – tre herë më shumë  se sa që ishte parashikuar  më parë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close