E përzgjedhur

Shkencëtarët për Antartikun: Është e mundshme përsëritja e skenarit për periudhën e fundit akullnajore

Nga fundi i periudhës së fundit akullnajore, pllakat e akullta të Antartikut janë tërhequr me shpejtësi prej 50 metrave në ditë, që është rreth 10 herë më shpejtë se sot, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë.

2 qershor 2020

Sajns dejli

Nga fundi i periudhës së fundit akullnajore, pllakat e akullta të Antartikut janë tërhequr me shpejtësi prej 50 metrave në ditë, që është rreth 10 herë më shpejtë se sot, kanë zbuluar shkencëtarët britanikë.

Studimi, i kryesuar nga Instituti për hulumtim Skot Kolar i Universitetit në Kembrixh, i hulumtoi ekzemplarët e brigjeve të detit rreth Antartikut për të përllogaritur se me çfarë shpejtësie është tërhequr para rreth 12.000 viteve, gjatë periudhës së fundit akullnajore të Tokës.

Instituti Skot Polar është qendër për hulumtimin e rajoneve polare dhe glaciologjinë nëpër botë, shkruan portali Sajns dejli.

Është treguar se në disa vende shkrihet me shpejtësi prej më shumë se dhjetë kilometra në vit, gjegjësisht se shkrirja është zhvilluar dhjetë herë më shpejtë sesa shpejtësia maksimale e regjistruar në disa dekadat e fundit.

Ndonëse norma e tërheqjes së akullnajave sot është shumë më e vogël, shkencëtarët konsiderojnë se nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë me ritmin e njëjtë, mund t’i afrohet kësaj norme.

Me ndihmën e automjeteve robotike nënujore, shkencëtarët kanë hulumtuar shkëmbinj në fund të detit, të krijuar me presionin e akullit që lëvizë dhe rri pezull në ujë menjëherë mbi fundin.

Me këtë studim e kanë hulumtuar edhe paraqitjen e fundit të detit në afërsi të akullit Larsen, që gjendej në lindje të Antartikut.

Ka përfshirë sipërfaqe të pabesueshme prej 53,1 milionë kilometrave katrorë, e më pas është zvogëluar dukshëm në gjysmën e dytë të shekullit 20 për shkak të rritjes së temperaturave të ajrit.

– Ky është studimi i parë që tregoi përfundimisht se norma e tërheqjes së akullit mund të jetë aq e shpejtë, theksoi autori kryesor i studimit Xhulijan Daudsvell, drejtor i Institutit Skot Polar.

Baticat e ngrohta oqeanike janë pjesë kryesore e këtij procesi

Shkencëtarët besojnë se batica dhe zbatica e oqeaneve janë pjesë kryesore nga procesi. Kur të vjen batica, e vërshon akullnajën dhe e ngre butë akullnajën mbi dyshemenë oqeanike. Kur batica tërhiqet, akullnaja kthehet në vendin e saj.

Akullnaja e qëndrueshme do të ngrihet dhe bie në vendin e njëjtë. Por, akullnaja që vazhdimisht humb akull, së pari, tërhiqet pak, çdoherë që do të ketë baticë të madhe. Rezultati është skemë e vijave që formohen në fundin e detit, që tregon për atë se si akulli ka lëvizur me kalimin e kohës.

Nën supozimin se procesi me të vërtetë është zhvilluar në mënyrë të tillë, modeli bën të ditur në atë se akulli në këtë fushë po tërhiqet prej 40 deri 50 metra çdo ditë. Gjatë tërë vitit, kjo arrin më shumë se 10 kilometra.

Daudsvell beson se rrethanat e sotme do të mund të ishin të ngjashme me atë që ka ndodhur në fund të periudhës së fundit akullnajore.

Sot, shkencëtarët besojnë se rrymat e ngrohta oqeanike kontribuojnë në shkrirjen e akullnajave të Antartikut. Uji i ngrohtë depërton nën akullnajat përgjatë të skajeve të tyre, ndërsa kjo rezulton në destabilizimin dhe rënien e tyre.

Mundësi për përsëritjen e skenarit të njëjtë?

“Rrethanat për hollimin e akullnajave me siguri kanë qenë të ngjashme para 11.000 ose 12.000 viteve“, thekson Daudsvell, duke sugjeruar mundësi për përsëritje të këtij ose ndonjë skenari të ngjashëm. Shumëkush kanë frikë nga një mundësi të tillë, veçanërisht nëse merret parasysh se shumë qytete bregdetare janë të ekspozuar ndaj rrezikut në këtë rast.

Një studim i paradokohshëm i zbatuar nga ekspertët e NASA-s, gjithashtu, tregoi humbje të mirëfilltë të akullit në Antartik dhe Grenlandë.

Bëhet fjalë për 118 ose 200 gigatonë akull në vit, që mes viteve 2003 dhe 2019 rezultoi me rritjen e nivelit të detit për rreth 1,3 centimetra. Problemi qëndron në atë që shkrirja e mëtejshme e akullnajave mund të rrisë nivelin e detit për një metër e gjysmë në një të ardhme të afërt.

 

Back to top button
Close
Close