BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Shkencëtarët kinezë izoluan antitrupa të cilat e bllokojnë depërtimin e koronavirusit

Një ekip i shkencëtarëve kinezë ka izoluar disa antitrupa, për të cilat pohohet se janë "jashtëzakonisht efikase" në parandalimin e depërtimit të koronavirusit në qeliza. Njohuritë e tilla mund të përdoren për mjekim dhe parandalim të infektimit me këtë virus.

Pekin, 1 prill 2020 (MIA) – Një ekip i shkencëtarëve kinezë ka izoluar disa antitrupa, për të cilat pohohet se janë “jashtëzakonisht efikase” në parandalimin e depërtimit të koronavirusit në qeliza. Njohuritë e tilla mund të përdoren për mjekim dhe parandalim të infektimit me këtë virus.

Shkencëtari Zhang Link nga Universiteti Xhinhua në Pekin thotë se ilaçi kundër Kovid-19, i cili është bërë nga disa antitrupa të ndara do të mund të ishte më efikas nga plazma e cila deri më tani shfrytëzohet dhe përdorimi i të cilës është e kufizuar sipas grupit të gjakut.

Ekipi hulumtues në fillim të vitit ka filluar me studimin e mostrave nga gjaku të pacientëve, të shëruar nga koronavirusi. Atëherë u izoluan 206 antitrupa, të cilat treguan aftësi që të lidhen për proteinat e virusit. Nga rreth njëzetë antitrupa, të cilat më tej janë testuar, katër kanë treguar aftësi që ta pengojnë virusin që të depërtojë në qeliza, nga të cilat dy ishin shumë të suksesshme në këtë.

Ekipi i shkencëtarëve tani punon në identifikimin e antitrupave më të fuqishme dhe potenciale, me kombinimin e atyre antitrupave që të ulet rreziku nga mutacioni i virusit, sqaroi Zhang në një intervistë për Rojters, të cilën e transmetojnë shumë mediumet botërore.

Ilaçi do të mund t’u jepet pjesëtarëve të grupeve të rrezikshme që të ulet mundësia nga infekcioni, por hulumtuesit potencojnë se nuk bëhet fjalë për vaksinë.

Shkencëtarët kinezë shpresojnë se testimi i antitrupave tek njerëzit do të mund të fillojë për gjashtë muaj. Por edhe nëse tregohet efikas gjatë testimit, për zbatim të vërtetë të trajtimit do të duhet një kohë më e gjatë.

Megjithatë, disa ekspertë të tjerë apelojnë për kujdes.

“Ka numër të madh të hapave të cilat duhet të ndiqen para se të shfrytëzohet si trajtim për të infektuarit nga koronavirusi”, deklaroi specialisti për sëmundje infektive nga Universiteti në Hong Kong, Kong Ben Kovling kur iu transmetuan njohuritë e shkencëtarëve kinezë.

“Megjithatë, me të vërtetë është emocionuese që të gjinden trajtime tjera potenciale dhe më pas të ketë mundësi ato të testohen. Sa më shumë të gjejmë vullnetarë, do të kemi trajtim më të mirë të pacientëve”, sqaroi Kovling. fb/

Back to top button
Close
Close