0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Shkencëtarët e kanë gjetur ajrin më të pastër në botë

 Shkencëtarët e Universitetit të Koloradës, besojnë se e kanë gjetur ajrin më të pastër në botë, pa grimca të prodhuara nga aktiviteti njerëzor. Zona ndodhet mbi Oqeanin Jugor rreth Antarktikut. 

Los-Anxhelos, 3 qershor 2020 (MIA) – Shkencëtarët e Universitetit të Koloradës, besojnë se e kanë gjetur ajrin më të pastër në botë, pa grimca të prodhuara nga aktiviteti njerëzor. Zona ndodhet mbi Oqeanin Jugor rreth Antarktikut.

Në punimin e parë shkencor për përbërje bioerosol në atë oqean, hulumtuesit nga Universiteti zbulojnë zonë atmosferike që thjesht nuk është prekur nga njeriu.

Moti dhe klima janë të lidhura ngushtë dhe e ndërlidhin çdo pjesë të botës. Klima ndryshohet shpejt si rezultat i aktiviteteve njerëzore, dhe shkencëtarët dhe hulumtuesit tashmë një kohë mundohen të gjejnë një kënd në Tokë që nuk është prekur nga njerëzit.

Ky ndodhet te ajri nga shtresa kufitare e cila i ushqen retë e ulëta mbi Oqeanin Jugor. Atje nuk ka grimca aerosol të krijuara me aktivitetin njerëzor, siç janë karburantet fosile, mbjellja e kulturave, prodhim të plehrave, ujërave zë zeza, apo megjithatë, trafiku. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close