EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Shkencëtarët britanikë: Mos dilni nga shtëpia pa maska

Secili duhet të mbajë maskë për fytyrë kur të largohet nga shtëpia për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, deklaroi presidenti i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Britanisë së Madhe, "Rojal Sosajati", profesori, Ser Venki Ramakrishnan.

Londër, 7 korrik 2020 (MIA) – Secili duhet të mbajë maskë për fytyrë kur të largohet nga shtëpia për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, deklaroi presidenti i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Britanisë së Madhe, “Rojal Sosajati”, profesori, Ser Venki Ramakrishnan.

Ramakrishnan theksoi se ka prova që maska e mbron atë që e vendos dhe të tjerët rreth tij.

“Britania e Madhe ishte “mbrapa” shumë vendeve në përdorimin e maskave”, tha ai.

Agjencia e Shëndetit Publik e Anglisë më parë kumtoi se maskat nuk duhet të mbahen në vend të hapur.

Ekzistojnë ndjenja të përziera midis ekspertëve në grupin këshillimor shkencor të qeverisë, SAGE, në lidhje me përdorimin e maskave për fytyrën, njoftoi Bi-BI-Si.

Disa sugjerojnë që maskat nuk e ngadalësojnë përhapjen e gripit kur mbahen në vendet aziatike, dhe ka shqetësime se ato mund ta japin ndjenjën e gabuar të sigurisë.

Por, ekziston një konsensus që ata mund ta zvogëlojnë rrezikun që një personi i infektuar ta transmeton virusin tek dikush tjetër.

Pasi Rojal Sosajeti publikoi ​dy raporte për mbajtjen e maskave, profesor Ramakrishnan tha se publiku është akoma “skeptik” në lidhje me përfitimet, pasi “mesazhi nuk ishte mjaft i qartë” dhe udhëzimet nuk ishin konsistente.

Kah fundi i prillit, vetëm rreth 25 për qind e njerëzve në Britaninë e Madhe kanë mbajtur maska ​​në fytyrë, krahasuar me 83.4 për qind në Itali, 65.8 për qind në SHBA dhe 63.8 për qind në Spanjë, tregoi një nga raportet.

Mosmbajtja e maskës për fytyrë duhet të konsiderohet “antisociale”, ashtu si pirja e alkoolit gjatë vozitjes ose mos mbajtja e rripit të sigurimit, tha Ramakrishnan.

“Nëse nuk e bëni këtë, ju e rritni rrezikun për të gjithë, nga punonjësit e shëndetit kombëtar deri tek gjyshja juaj”, theksoi ai. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close