EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Shkencëtarë belgë po hulumtojnë nëse medikamentet për reumë janë efikase kundër Kovid-19

Nëntë qendra shkencore në Belgjikë prej sot fillojnë me studimin e medikamenteve për reumë në luftën kundër Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 6 prill 2020 (MIA) – Nëntë qendra shkencore në Belgjikë prej sot fillojnë me studimin e medikamenteve për reumë në luftën kundër Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Qëllimi i hulumtimit është të konstatohet nëse këto medikamente e ngadalësojnë reagimin inflamator që del nga infeksioni me Kovid-19.

Sipas shkencëtarëve, rreth 20 për qind e të infektuarve paraqesin sëmundje të rënda të mushkërive të cilat shkaktojnë mungesë të oksigjenit në trup.

Hulumntimet fokusohen në rolin e substancave inflamatore në organizëm të cilat shkaktojnë ndezje kur imuniteti goditet fuqishëm. Këto substanca të quajtura citokine luajnë rol edhe tek pacientët me reumë”, sqarojnë shkencëtarët.

“Hulumtimet që po zhvillohen në Kinë dhe Itali tregojnë prani të shtuar të citokineve tek personat të cilët janë në asistencë respiratore”, thotë profesori Bart Lambreht nga Spitali universitar në Gent.

Mbi 300 pacientë të infektuar nga koronavirusi do të trajtohen me medikamente kundër reumës në suaza të këtij hulumtimi në mënyrë që të konstatohet nëse ato japi rezultate efikase. Shkencëtarët u referohen studimeve nga vende të tjera ku tre të katërtat e pacientëve me formë të rëndë të Kovid-19 treguan përmirësim të dukshëm të gjendjes pasi që u mjekuan me medikamente kundër reumës”, thotë profesori Lambreht.

Megjithatë, mbetet e paqartë se cili medikament kundër reumës është më efikas dhe nëse do të nevojitej kombinim të terapive. Shkencëtarët po i hulumtojnë edhe efektet e mundshme negative. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close