0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikëVideo deklaratë

Shkatërrohet një grup kriminal për shitjen e kokainës, arrestohen pesë persona nga Haraçina dhe Negotina

Pesë persona arrestohen, pjesëtarë të një grupi kriminel për furnizimin dhe shpërndarjen e kokainës, në aksionin e djeshëm policor në disa lokacione në Shkup dhe qytete tjera në shtet.   

Shkup, 6 shtator 2020 (MIA) – Pesë persona arrestohen, pjesëtarë të një grupi kriminel për furnizimin dhe shpërndarjen e kokainës, në aksionin e djeshëm policor në disa lokacione në Shkup dhe qytete tjera në shtet.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën e sotme për shtyp tha se policët në bashkëpunim me Prokurorinë Publike kanë arrestuar tre persona nga Haraçina dhe dy nga Negotina.

“Është ngritur kallëzim penal kundër H.A (49), F.A (22), F.A (24) të gjithë nga Haraçina, R.G (27) dhe P.S (29) nga Negotina, për drogë”, tha Angellovski.

Angellovski tha se i ati me inicialet H.A (49) dhe dy djemtë e tij F.A (22) dhe F.A (24) për një periudhë të gjatë kanë shitur kokainë në disa qytete të Maqedonisë, me çmim 3000-5000 denarë për një gram në disa qytete në vend, si Shkup, Kumanovë, Tetovë, Kavadar dhe Veles.

“Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi materiale dhe janë dokumentar shitblerjet e mëhershme të kokainës. Me urdhër të të gjykatësit në procedurë paraprake, më 05.09.2020, janë ndërmarrë disa masa taktike operative dhe pesë personat janë privuar nga liria”, tha Angellovski.

Ministria e Punëve të Brendshme, tha Angellovski, vazhdon me masat dhe aktivitetet intensive për shkatërrimin e tregtisë ilegale me drogë, si dhe llojit tjetër të krimit. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close