0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Shkarkimi i Mizrahit në seancën e 136-të të Kuvendit

Propozimi për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi është vendosur nesër në seancë parlamentare

Shkup, 13 shkurt 2020 (MIA) – Propozimi për shkarkimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi është vendosur nesër në seancë parlamentare.

Xhaferi për nesër ka thirr dy seanca, e para ajo e 135-të është caktuar në orën 11:00 për projekt-ligjin e Prokurorisë publike dhe Këshillit të Prokurorëve publik, ndërsa në seancën e 136-të të caktuar në orën 15 si një nga pikat e rendit të ditës është Propozimi për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Oliver Spasovski konfirmoi dje se ka dorëzuar deri te Kuvendi propozim për shkarkimin e Mizrahit, ndërsa kërkesa për shkarkim vjen pasi ministrja disa herë u paraqit në konferencë për shtyp në MPPS para tabelës me emërtimin “Republika e Maqedonisë”.

Spasovski tha sot se në propozimin e paraqitur në Kuvend për shkarkimin e Mizrahit, ai nuk ka dhënë zgjidhje të re dhe për këtë arsye, siç tha, “i mbetet opozitës”.

“Unë pres që opozita të jetë e mençur dhe do të jep kandidati që respekton Kushtetutën dhe ligjet. Për shembull, një nga deputetët që votoi për Maqedoninë e Veriut dhe Protokollin e NATO-s, si zgjidhje e mundshme. Vendimi është i tyre, cilin të duan le të propozojnë, unë do ta pranoj”, tha Spasovski. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close