0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.Portal

Shkarkim për këshilltarin e ish ministrit Çulev për shkak të sjelljes së dhunshme dhe të pahijshme

Pas procedurës së realizuar disiplinore nga komisioni disiplinor, Ministria e Punëve të Brendshme sot anuloi kontratën e punës ndaj Z.Gj. në pozicionin e këshilltarit shtetëror për punë të policisë dhe kriminalistikë në kabinetin e ministrit i cili ishte emëruar në këtë pozitë gjatë qeverisë teknike kur Naqe Çulev ishte në krye të MPB-së.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Pas procedurës së realizuar disiplinore nga komisioni disiplinor, Ministria e Punëve të Brendshme sot anuloi kontratën e punës ndaj Z.Gj. në pozicionin e këshilltarit shtetëror për punë të policisë dhe kriminalistikë në kabinetin e ministrit i cili ishte emëruar në këtë pozitë gjatë qeverisë teknike kur Naqe Çulev ishte në krye të MPB-së.

Shkarkimi, siç thonë nga MPB i është dhënë për shkak të sjelljeve të dhunshme dhe të papërshtatshme në vend publik i cili dëmtoi reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ai u soll në kundërshtim me rregullat dhe rregulloret e Ministrisë në mënyrë joprofesionale dhe joetike, pra në mënyrën që nuk i ka hije një zyrtari policor”, theksojnë nga MPB-ja dhe thotë se vendimi është marrë në përputhje me nenin 208 paragrafi 1 pika 4, 10, 14 dhe 20 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së, ndërsa në lidhje me nenin 187 paragrafi 1 pika 4, 10, 14 dhe 20 të Ligjit për punët e brendshme.

Komisioni Disiplinor vendosi që më 15.07.2020 (dita kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare) rreth orës 15:30 në Tetovë, këshilltari shtetëror Z.Gj. ka shkuar në vendin ku është inspektuar aksidenti i komunikacionit, ku komandanti Z.T. dhe dy zyrtarëve të tjerë të policisë në mënyrë të pacipë dhe duke ofenduar kanë tentuar ta sulmojnë Z.T.

Ky akt, shtojnë ata është tregues tjetër i vendosmërisë së fortë të MPB-së për të pasur tolerancë zero për sjelljen në kundërshtim me rregullat dhe rregulloret e Ministrisë, ndërsa sjellja e dhunshme të sanksionohet ashpër.

“Policia është roje e rendit dhe qetësisë publike, kështu që MPB-ja nuk do të lejojë që një zyrtar policie të jetë iniciatori dhe aktori kryesor në përçarjen e saj. Përkundrazi, zyrtarët e policisë duhet të jenë shembullorë në sjelljen e tyre. Koha e mosndëshkimit për njerëzit në pozita të larta ka mbaruar vetëm sepse ata janë pjesë e elitës të caktuar politike. Ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët”, theksojnë nga MPB-ja. bs/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close