BotëBotë.Portal

Shirat intensive në Australi pjesërisht kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve

Shirat intensive me vetëtima sot i kanë qetësuar zjarret në bregun lindor australian, që çoi drejt lehtësimit të zjarrfikëseve të lodhur dhe bujqve të cilët me vite ballafaqohen me thatësirën, por edhe për organizatorët e Kampionatit të hapur të tenisit në Australi që fillon javën e ardhshme.

Kanberra, 17 janar 2020 (MIA) – Shirat intensive me vetëtima sot i kanë qetësuar zjarret në bregun lindor australian, që çoi drejt lehtësimit të zjarrfikëseve të lodhur dhe bujqve të cilët me vite ballafaqohen me thatësirën, por edhe për organizatorët e Kampionatit të hapur të tenisit në Australi që fillon javën e ardhshme.

Viktoria, Uellsi i Ri Jugor dhe Kuinslendi shtetet të cilat më shumë janë goditur nga zjarret dhe thatësira me padurim e pritën shiun, edhe pse shërbimi i zjarrfikësve paralajmëroi se shiu nuk do t’i shuaj të gjitha zjarret.

Meteorologët parashikojnë mot të lig në zonat e goditura nga zjarret, duke i përfshirë edhe pjesët ku me vite nuk ka pasur shi, gjë që do e zbusë thatësirën trevjeçare.

Shiu pjesërisht e pastroi ajrin në Australi, por Sidneji, Kanberra dhe Melburni mbetën të parat nga 100 qytetet më të ndotura në botë.

Australia është e njohur për natyrën e saj të paprekur dhe plazhet, por nga muaji shtator ballafaqohet me zjarre me ç’rast vdiqën 29 persona dhe mijëra kafshë, ndërsa janë shkatërruar më shumë se 2.500 shtëpi. bs/shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close