0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderShkup

Shilegov sot e shkarkon drejtorin e deponisë “Drislla”

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot në ora 14 00 i dorëzoi dokumentet deri tek Regjistri qendror për shkarkimin e drejtorit të deponisë "Drislla", Goran Angelovski.

Shkup 21 janar 2020 (MIA) – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot në ora 14 00 i dorëzoi dokumentet deri tek Regjistri qendror për shkarkimin e drejtorit të deponisë “Drislla”, Goran Angelovski.

Shilegov këtë e deklaroi sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve dhe shtoi se do ta emërojë ushtruesin e detyrës drejtor për deponinë, por nuk deshi ta përmendë emrin e drejtorit të ri.

Shilegov dje në konferencë për shtyp, njoftoi se deponia “Drislla” me vendim të Regjistrit qendror bëhet Ndërmarrje Publike e Qytetit të Shkupit.

“Me këtë vendim nga Regjistri qendror sot edhe zyrtarisht përfundon aventura nëntëvjeçare e VMRO-DPMN-së me ç’rast ky kapacitet i fuqishëm u ishte dhënë në përdorim në mënyrë joadekuate të ashtuquajturve partnerë të qytetit. Në periudhën që pason, për rregullimin e punës së deponisë “Drislla” do të përgjigjet Qyteti i Shkupit dhe unë personalisht si kryetari i juaj”, u shpreh Shilegov.

Pas seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, e përcaktuar për më 29 janar, do të zgjidhen këshilli drejtues dhe këshilli mbikëqyrës i ndërmarrjes publike për menaxhim me mbeturinat komunale. bs/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close