0_Maqedoni.PortalShkupShoqëri

Shilegov: “Parkingu i Qytetit” nuk mund me vetë-iniciative të largojë automjetet e parkuar në mënyrë të parregullt në Vodno pa ndihmën e policisë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në komentin e tij për automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në Vodno, sot theksoi se Ndërmarrja Publike (NP)- "Parkingu i Qytetit" nuk mundet me vetë-iniciativë të largojë ato automjete pa ndihmën e policisë

Shkup, 3 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në komentin e tij për automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në Vodno, sot theksoi se Ndërmarrja Publike (NP)- “Parkingu i Qytetit” nuk mundet me vetë-iniciativë të largojë ato automjete pa ndihmën e policisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve sot në konferencën për shtyp, Shilegov u shpreh se pyetja nëse “Parkingu i Qytetit” do të dërgon shërbimin e karrotrecit në Vodno, duhet të shkojë tek ministri teknik i Punëve të Brendshme, i cili, siç shprehet, “nuk dinë të rregulloj punë teknike të thjeshtë siç është largimi i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt në hapësirat në të cilat nuk janë për parkim”.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka ministër teknik të Punëve të Brendshme, i cili nuk arrin dhe nuk di të kryej një punë të thjeshtë e cila është për të larguar automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në zona jo-parkimi”, tha Shilegov.

Në Shkup, shtoi ai, muajt e fundit ka qenë e pamundur të shihet një polic me uniformë apo komunikacioni që dënon autorët e shkeljeve të vogla. Shpesh ndodh që të kemi, pikërisht për shkak të mospunës së MPB-së, theksoi Shilegov. bs/fab

Back to top button
Close
Close