0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShkupShoqëriVideo deklaratë

Shilegov: Legalisht në vend nuk është futur mbeturinë e rrezikshme, por duhet të verifikohet

Sipas informacioneve me të cilat disponojmë, mbeturinë e rrezikshme në vend dhe në "Drislla" nuk është futur, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, por megjithatë shton se kjo duhet të verifikohet dhe u bën thirrje edhe institucioneve kompetente dhe organizatave civile të shkëmbejnë informacione nëse kanë për parregullsi eventuale.

Shkup, 20 janar 2020 (MIA) – Sipas informacioneve me të cilat disponojmë, mbeturinë e rrezikshme në vend dhe në “Drislla” nuk është futur, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, por megjithatë shton se kjo duhet të verifikohet dhe u bën thirrje edhe institucioneve kompetente dhe organizatave civile të shkëmbejnë informacione nëse kanë për parregullsi eventuale.

Përgjigje e këtillë shtoi kryetari i Qytetit të Shkupit në konferencën për shtyp pas publikimit të informacioneve këtë fundjavë se në Bullgari është hapur hetim për import të parregullt të 25 kontejnerëve mbeturina nga kompania “Bllacion” në pronësi të Bllazhe Ignatov dhe Goran Angellov, i cili është drejtor i deponisë “Drislla”.

“Qyteti i Shkupit  nuk është organ, i cili në çfarëdo lloj mënyre është i ndërlidhur me importimin e mbeturinave. Edhe pyetja është për Drejtorinë doganore. Atë që unë e pash si informacion është se legalisht nuk janë futur mbeturina në “Drislla”, tha Shilegov në konferencën për shtyp, në të cilën komunikoi se me deponinë “Drislla” sërish do të menaxhojë Qyteti i Shkupit.

MIA kontaktoi me menaxherin e “Bllacion”, Blazhe Ignatov dhe me partnerin Goran Angellov, i cili posedon 15 për qind të kompanisë, si dhe italianët Vinçenco Trasari dhe Ecio Boçe.

Ignatov theksoi se mbeturina  nga porti në Burgas është dashur të dërgohet në termocentralin “Bobov doll”, por pasi që ka arritur mbeturina, në TEC bullgar dhe ka skaduar licenca për djegie të mbeturinave

Drejtori i deponisë “Drislla” Agellov theksoi për MIA-n se nuk është e vërtetë ajo që theksohet në mediat bullgare dhe se mbeturina, nëse merr leje dhe do të shndërrohet në TEC “Bobov doll” ose do të kthehet sërish në Itali.

Në pyetjen nëse kompania “Bllacion” ka patur bashkëpunim ndonjëherë me “Drisllën”, Angellov tha se nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë.

Ignatov theksoi se në vend nuk është importuar asnjëherë çfarëdo qoftë mbeturine, sepse nuk ka leje për këtë dhe se këtë e kanë punuar vetëm me Bullgarinë fqinje. mb/

Прес-конференција на градоначалникот на Град Скопје, Петре Шилегов

Posted by MИА.mk on Понеделник, 20 јануари 2020

Back to top button
Close
Close