BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Shif: Agjencitë e inteligjencës  nuk ia japin Kongresit dokumentet e rëndësishme për impiçment të Trampit

Kryetari  i Komisionit për Zbulim në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Adam Shif, i akuzoi agjencitë amerikane të inteligjencës  se nuk ia dorëzojnë Kongresit dokumentet lidhur me Ukrainën, ndërsa mund të kenë rëndësi themelore për procesin për impiçment të Trampit, transmetuan mediat amerikane.

Uashington, 20 janar 2020 (MIA) – Kryetari  i Komisionit për Zbulim në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Adam Shif, i akuzoi agjencitë amerikane të inteligjencës  se nuk ia dorëzojnë Kongresit dokumentet lidhur me Ukrainën, ndërsa mund të kenë rëndësi themelore për procesin për impiçment të Trampit, transmetuan mediat amerikane.

“Duket se ato janë lënë nën presion të administratës”, deklaroi Shif në emisionin “Këtë javë” në televizionin Ej-Bi-Si.

Shefi i Komisionit për Zbulim është emëruar kryeprokuror në procesin për heqjen e Trampit nga funksioni.

Shifi ko konkretisht e theksoi Agjencinë për Siguri Kombëtare, e cila, sipas tij, nuk dorëzon dokumente të rëndësishme.

“Ka shenja se edhe CIA është e mundur të ketë nisur përmes rrugës së njëjtë tragjike”, shtoi ai.

Tani për tani nuk ka koment nga agjencitë e inteligjencës, potencojnë mediat maerikane.

Back to top button
Close
Close