BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHI: Virusi është ndëshkim i Zotit, vijojnë sulme të reja

Shteti Islamik në audio-mesazhin mbrëmë pretendon se pandemia me Kovid-19 është një "ndëshkim hyjnor" për armiqtë e saj dhe u kërcënua me sulme të reja.

Londër, 29 maj 2020 (MIA) – Shteti Islamik në audio-mesazhin mbrëmë pretendon se pandemia me Kovid-19 është një “ndëshkim hyjnor” për armiqtë e saj dhe u kërcënua me sulme të reja.

Mesazhin dyshohet se e ka incizuar zëdhënës i grupit terrorist Abu Hamza al-Kuraishi, por identiteti i tij nuk është konfirmuar.

“Zoti me dëshirën e tij dërgoi ndëshkim deri te tiranët e kësaj kohe dhe pasuesve të tyre. Ne jemi të kënaqur me dënimin që Zoti ju ka dërguar, theksohet në audio mesazhin e publikuar në ueb faqen e SHI-së.

Ky është mesazhi i tretë audio nga SHI pasi u emërua lideri i ri i Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kuraishi, pasi forcat speciale amerikane e eliminuan Bakr al-Bagdadi në Siri në fund të vitit të kaluar.

Në mesazhin ju bëhet thirrje luftëtarëve të SHI-së “t’i përgatisin të gjitha forcat në dispozicion dhe të jenë më të egër kundër armiqve të Zotit”.

“Mos lejoni që një ditë të vetme të kalojë pa e bërë jetën e tyre të tmerrshme,” theksohet në mesazhin.

Por, nuk janë theksuar caqet e mundshme, por theksohet se SHI është aktive në Siri dhe Irak, por edhe në Afrikën Perëndimore. ls/ab/ 

Таг
Back to top button
Close
Close