
Dakar, 14 janar 2020 (MIA) – Dega e Shteti Islamik, e quajtur provinca afrikano-perëndimore e SHI-së (ISVAP) e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtrisë në Niger ku u vranë të paktën 89 ushtarë.
Në kumtesën e ISVAP theksohet se janë vrarë 100, ndërsa janë plagosur një numër i pacaktuar i ushtarëve në sulmin në bazën në qytetin Çinagodrar, i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Malin.
Incidenti i javës së kaluar konsiderohet sulmi më vdekjeprurës në vitet e fundit në Afrikën Perëndimore. ls/shk/