0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

SHGM, SPGM dhe KEMM dënojnë kërcënimet ndaj gazetares Milevska

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli i Etikës në Media në Maqedoni (KEMM) ashpër kanë reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve direkte për jetë përmes rrjeteve sociale Tuiter ndaj gazetares, Tanja Milevska, korrespondente e MIA-s.

Shkup, 11 korrik 2020 (MIA) – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli i Etikës në Media në Maqedoni (KEMM) ashpër kanë reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve direkte për jetë përmes rrjeteve sociale Tuiter ndaj gazetares, Tanja Milevska, korrespondente e MIA-s.

Nga institucionet kërkojnë reagim të shpejtë ndaj këtyre dukurive, ndërsa nga partitë të dënojnë sulmet dhe mbështetje ndaj përcaktimeve gazetareske të lirisë së shprehjes dhe mbrojtje të punonjësve mediatik.

“Si organizata gazetareske njoftojmë në faktin se edhe gjuha e urrejtjes dhe këto kërcënime direkte përfshihen në Kodin penal me çka është detyrim i institucioneve, kryesisht MPB-së dhe Prokurorisë publike urgjentisht të hetojnë dhe procedojnë. Rikujtojmë se siguria e gazetarëve dhe e drejta e lirisë së shprehjes shkojnë dorë në dorë bashkë me tiparet demokratike të një shteti. Ky diskurs publik ku sulmohen gazetarë dhe atë me kërcënime të hapura për jetë është e palejueshme dhe i paparamenduar për një shoqëri demokratike”, shkruan në reagimin e tre Shoqatave.

Fakti që vendi është në fushatë zgjedhore, sipas tre Shoqatave, apeli duhet të dërgohet deri te partitë politike si gjeneratorë të drejtpërdrejtë të këtij, siç thonë, “trendi të rrezikshëm”. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close