0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

SHGM dhe KEMM i dënojnë shkeljet e heshtjes zgjedhore prej mediave onlajn

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) i dënojnë ashpër, siç theksojnë në kumtesë, rastet e shkeljes së heshtjes zgjedhore nga disa media onlajn gjatë ditës së djeshme, që paraqet një komprometim serioz të procesit zgjedhor.

Shkup, 14 korrik 2020 (MIA) –  Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) i dënojnë ashpër, siç theksojnë në kumtesë, rastet e shkeljes së heshtjes zgjedhore nga disa media onlajn gjatë ditës së djeshme, që paraqet një komprometim serioz të procesit zgjedhor.

“Kjo shkon aq larg, sa që mediat, të cilat vetë kujtojnë se si të shmangin parregullsitë zgjedhore, me raportimin e tyre shkelin rregullat e raportimit për zgjedhjet, deri në atë masë sa ata i lejojnë vetes të publikojnë vlerësime për rezultatet e zgjedhjeve dhe të shpallin të dhëna joekzistuese, jozyrtare nga votimi i deritanishëm. Përveç shkeljes serioze të standardeve dhe normave etike për raportim gjatë zgjedhjeve, në raportimin e tyre, këto portale shkelin edhe Kodin Zgjedhor, i cili thotë qartë se “gjatë heshtjes zgjedhore, të gjitha format e përfaqësimit mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore pushojnë” dhe se “e njëjta vlen edhe për çdo formë të raportimit mediatik që është hapur ose fshehtë në funksion të fushatës zgjedhore të dikujt dhe që mund të ndikojë në vendimin e votuesve.” Për më tepër, ato dëmtojnë vetë procesin zgjedhor, duke u bërë një mjet në duart e qendrave partiake.

Përkujtojnë gjithashtu faktin që disa nga këto portale janë në listën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për reklamim të paguar politik me paratë e të gjithë qytetarëve, nga Buxheti, dhe duke mos i respektuar parimet themelore të raportimit ato janë vendosur në të njëjtin thes me redaksitë profesionale.

“Kujtojmë mediat se heshtja zgjedhore është një fazë në të cilën votuesit duhet të lejohen të analizojnë informatat e fituara në lidhje me ofertën politike gjatë fushatës dhe të vendosin se për kë do të votojnë. U bëjmë thirrje anëtarëve të Regjistrit të Online Mediave Profesionale (www.promedia.mk) që të respektojnë standardet profesionale dhe etike gjatë raportimit të tyre dhe të mos shërbejnë si një mjet për agjitim politik dhe propagandë. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje gjeneratorëve të lajmeve që të angazhohen seriozisht që të rishqyrtojnë nëse ata do t’u lejojnë hapësirë përmbajtjeve që anashkalojnë dhe injorojnë standardet profesionale dhe dispozitat ligjore. shk/

Back to top button
Close
Close