0_Maqedoni.PortalEkonomi

Shfrytëzuesit e të drejtave financiare nga sigurimi social dhe i fëmijëve të cilët kanë qenë klient të “Eurostandard Bank” mund t’i tërheqin mjetet e tyre prej bankave tjera

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se klientët e "Eurostandard Bank", të cilët kanë të drejta financiare nga sigurimi social dhe sigurimi i fëmijëve si dhe familjet kujdestare, nëse kanë llogari transaksioni në një bankë tjetër, duhet të kontaktojnë atë bankë ose të hapin llogari të re transaksionesh për të tërhequr mjetet.

Shkup, 13 gusht 2020 (MIA) – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se klientët e “Eurostandard Bank”, të cilët kanë të drejta financiare nga sigurimi social dhe sigurimi i fëmijëve si dhe familjet kujdestare, nëse kanë llogari transaksioni në një bankë tjetër, duhet të kontaktojnë atë bankë ose të hapin llogari të re transaksionesh për të tërhequr mjetet.

“Shfrytëzuesit e të drejtave financiare nga sigurimi social dhe i fëmijëve si dhe familjet kujdestare që ishin klientë të Eurostandard Bank SHA Shkup dhe mjetet i kanë marrë në kartelë apo në sportelet e Bankës, ose i kanë marrë në shtëpinë e tyre, si dhe ata që i kanë marrë në sportelet e ‘SHA Posta e Maqedonisë së Veriut’, për të vazhduar pagesën në kohë dhe të rregullt është e nevojshme nëse përveç llogarisë së transaksionit në Eurostandard Bank SHA Shkup shfrytëzuesi të ketë llogari transaksionesh në një bankë tjetër (përveç “Ohridska Bankës SHA Shkup”), të drejtohen në atë bankë në mënyrë që të lidhin llogarinë e transaksionit me numrin social, që të vazhdohet pagesa e së drejtës përmes asaj banke”, kumtojnë nga MPPS.

Nga ministria theksojnë se nëse shfrytëzuesi nuk ka hapur llogari transaksioni në ndonjë bankë tjetër, është e nevojshme të hapin llogari të re transaksioni në njërën prej bankave në vend (përveç “Ohridska Bankës SHA Shkup”) për të lidhur llogarinë e transaksionit me numrin social, për të vazhduar pagesën e pikërisht përmes asaj banke.

Theksuan se shfrytëzuesit e të drejtave financiare nga sigurimi social dhe i fëmijëve si dhe kujdestarët, lidhja e llogarisë ekzistuese të transaksioneve, përkatësisht hapja e një llogarie të re transaksioni duhet të bëhet jo më vonë se 25 gusht 2020, për pagesa në kohë në shtator të vitit 2020.

MPPS informon se shfrytëzuesit e të drejtave financiare nga sigurimi social dhe sigurimi i fëmijëve dhe familjet kujdestare nuk kanë nevojë të shkojnë në qendrat për punë sociale për të marrë numër social. sn/

Back to top button
Close
Close