0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritLink i drejtpërdrejtëMakedonija.SlajderPolitikëVideo

Shërbimet inspektuese kanë realizuar 11.358 mbikëqyrje të masave qeveritare

Shërbimet inspektuese në periudhën prej datës 19 deri më 22 mars të këtij viti kanë realizuar gjithsej 11.358 mbikëqyrje në terren në drejtim të zbatimit të masave qeveritare për menaxhim me përhapjen e virusit korona, informoi sot kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashovska.

Shkup, 24 mars 2020 (MIA) – Shërbimet inspektuese në periudhën prej datës 19 deri më 22 mars të këtij viti kanë realizuar gjithsej 11.358 mbikëqyrje në terren në drejtim të zbatimit të masave qeveritare për menaxhim me përhapjen e virusit korona, informoi sot kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashovska.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka realizuar gjithsej 9.650 mbikëqyrje, me çka janë mbyllur gjithsej 21 objekte hotelierike edhe atë në Shkup, Kumanovë, Manastir, Koçan, Gostivar dhe Strugë.

Në periudhën e njëjtë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka bërë edhe 869 mbikëqyrje për kontroll të çmimeve të ngrira, me çka te disa tregtarë me pakicë është konstatuar ndryshim i çmimeve të disa produkteve, por subjektet menjëherë janë të obliguara që të veprojnë sipas vendimit dhe t’i kthejnë çmimet e njëjta nga 11 marsi i këtij viti.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në këtë periudhë ka kryer gjithsej 111 mbikëqyrje dhe ka konstatuar se në përgjithësi respektohen masat qeveritare.

“Në mënyrë shtesë në këtë periudhë prej katër ditëve janë dhënë edhe 5.130 leje për hyrje të shoferëve profesionistë të automjeteve të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këto leje janë të nevojshme për furnizim të pandërprerë të shtetit me mallrat e nevojshme, por nën regjim të veçantë protokollar”, deklaroi Filipovska-Grashovska.

Nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në periudhë prej 19 deri më 22 mars janë realizuar gjithsej 189 mbikëqyrje, me çka janë konstatuar disa parregullsi.

“Në dy objekte është konstatuar punë e personave pa kontrolle sanitare, shënime të parregullta dhe mos evidencë. Në tre objekte janë konstatuar parregullsi sa i përket gjendjes së përgjithshme higjienike në objektet. Në nëntë mishtore janë konstatuar parregullsi gjatë deklarimit të mishit dhe regjim joadekuat termik i ruajtjes. Është vepruar nga ana e inspektorëve dhe iu është thënë subjekteve që t’i mënjanojnë të gjitha parregullsitë”, deklaroi Filipovska-Grashovska.

Inspektorati Shtetëror për Transport ka konstatuar se nuk ka ndryshim në komunikacionin ndërkomunal dhe po zhvillohet me intensitet të ulur deri në 80 për qind, përderisa transporti ndërkombëtar i udhëtarëve është ndërprerë tërësisht.

Nga ana e Agjencisë për Ilaçe dhe Mjete Mjekësore (MALMED) janë bërë nëntë mbikëqyrje inspektuese.

“Këtu do t’i veçoja mbikëqyrjet të cilat kanë të bëjnë me ndjekjen e dërgesës së substrateve të strishove nga Instituti i Shëndetit Publik Shkup deri te Spitali i Përgjithshëm i Dibrës, si dhe mbikëqyrjet me të cilat bëhet kontrolli i dërgesës së ilaçeve në këto komuna”, deklaroi Filipovska -Grashovska.

Nga Inspektorati Shtetëror i Punës ishin realizuar gjithsej 463 kontroll, me çka janë sjellë 11 vendime dhe 20 vërejtje për punëdhënës të cilët nuk kanë vepruar sipas masave qeveritare.

Kryetarja e Këshillit Inspektues, edhe një herë porositi se secili i cili nuk do t’i respektojë masat e Qeverisë do të sanksionohet pa përjashtime, sepse janë sjellë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe të jetës dhe shëndetit të të gjithë neve individualisht. fc/

 

Back to top button
Close
Close