KulturëKulturë.PortalVideo deklaratë

Shënohet patronati dhe 75 vjetori i themelimit të BKU “Shën Klimenti Ohrit” – Shkup

Bibliotekat publike, muzetë dhe arkivat të jenë të lira dhe të jenë në dispozicion për qytetarët dhe pa ndikim si dhe pa presion, që të mund të mendojnë dhe vendosin për liritë dhe përcaktimet e tyre, deklaroi ish-drejtori i BKU "Shën Klimenti i Ohrit"- Shkup, Borko Zafirovski, në shënimin e festës së patronatit dhe 75 vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare Universitare "Shën Klimenti i Ohrit".

Shkup, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Bibliotekat publike, muzetë dhe arkivat të jenë të lira dhe të jenë në dispozicion për qytetarët dhe pa ndikim si dhe pa presion, që të mund të mendojnë dhe vendosin për liritë dhe përcaktimet e tyre, deklaroi ish-drejtori i BKU “Shën Klimenti i Ohrit”- Shkup, Borko Zafirovski, në shënimin e festës së patronatit dhe 75 vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”.

Drejtori i BKU “Shën Klimenti i Ohrit”, Frymëzim Dauti iu rikthye traditës së bibliotekave në shtetin tonë dhe rikujtoi që në bibliotekë ruhen dorëshkrime shumë të vjetra të cilat datojnë nga shekulli 13-të.

“Fondi i pasur i Bibliotekës Kombëtare e cila përmban dorëshkrime në sllavishten e vjetër, në arabisht, persisht, osmanlisht, latinisht, shqip dhe gjuhë të tjera na jep ndjenjë krenarie”, u shpreh Dauti.

Me rastin e festës delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i Kulturës Hysni Ismaili i shoqëruar nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska dhe koordinatori kombëtar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndërsektorial, Robert Alagjozovski, delegacion parlamentar, delegacione nga kabineti i presidentit të shtetit dhe nga më shumë ambasada në mënyrë solemne vendosën lule në monumentin e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Kombëtare Universitare në Shkup.

Në mbi 75 fotografi të ekspozitës për bibliotekën shfaqen të gjitha fazat e zhvillimit të BKU “Shën Klementi i Ohrit”- Shkup, nga ndërtesa origjinale ku ishte vendosur biblioteka pas çlirimit, përmes një objekti të krijuar me qëllim të veçantë për të cilin u transferua në vitin 1972, deri tek biblioteka digjitale që ishte ndërtuar dhjetëra vite më parë. Përmes aktiviteteve janë shfaqur, atmosfera e punës dhe ngjarjet e organizuara në BKU “Shën Klimenti i Ohrit ”- Shkup.

Janë prezantuar edhe fondet e BKU “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, përfshirë kopjet e dorëshkrimeve të vjetra sllave dhe orientale, librat dhe revistat e vjetra të rralla, regjistrimet më të vjetra të muzikës, këngët e autorëve eminentë të shkruara me dorëshkrimin e tyre, ose me materiale unike, botime më të vjetra dhe më të reja të kësaj biblioteke, si dhe tërësia e vlerave kulturore që nga kohërat më të hershme e deri më sot.

Për bashkëpunim dhe mbështetje të suksesshme, BKU i dha mirënjohje Ministrisë së Kulturës, Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, ambasadës së RP Kinës, Institutit “Junus Emre” dhe Institutit “Dante Aligeri”, me të cilin kanë realizuar projekte të përbashkëta, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Shoqatës së Bibliotekave të Maqedonisë së Veriut, me të cilat kanë bashkëpunim të vazhdueshëm.

Shpërblime tradicionale iu dhanë punonjësve që shënojnë 10, 20 dhe 30 vjet stazh pune në BKU “Shën Klimeti i Ohrit”- Shkup, si dhe punonjësve që kanë dalë në pension gjatë vitit 2019. bs/shk/

Патронат и 75 години од основањето на НУБ ,,Св. Климент Охридски” Скопје

Posted by MИА.mk on Петок, 06 декември 2019

 

Back to top button
Close
Close