0_Maqedoni.PortalPolitikë

Shënohet dita e Njësitit për detyra speciale – Tigrat

Njësiti për detyra speciale (NDS) Tigrat sot e shënoi 39-vjetorin e formimit. Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev theksoi se ky është njësit i cili që nga formimi si pjesë organizative e policisë tonë ndërtoi historik profesional markant.

Shkup, 13 mars 2020 (MIA) – Njësiti për detyra speciale (NDS) Tigrat sot e shënoi 39-vjetorin e formimit. Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev theksoi se ky është njësit i cili që nga formimi si pjesë organizative e policisë tonë ndërtoi historik profesional markant.

“Nga formimi më 13 mars 1981 e deri më sot, gjeneratat pjesëtare të saj ndërtuan një historik markant, profesional, duke u etabluar si njësit i njohur dhe i respektuar me kuadër, guximi dhe potenciali i së cilit mundëson gjithmonë të jetë i gatshëm dhe t’u përgjigjet të gjitha detyrave të vendosura të punës dhe sfidave, pavarësisht se sa kanë qenë të ndërlikuara dhe specifike”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në fjalimin para “Tigrave”.

Ai shprehu respekt dhe falënderim për të gjithë ata pjesëtarë të NDS-së të cilët e dhanë jetën për të mbrojtur atdheun.

Duke i uruar për jubileun, ministri porositi se secili prej tyre është i vetëdijshëm për rëndësinë dhe rolin në një shërbim të tillë sigurie dhe theksoi se në vazhdimësi duhet të investohet në zhvillimin dhe punën e NDS-së dhe jo vetëm për shkak të ruajtjes së standardeve më të larta evropiane dhe botërore për funksionimin e një lloji të tillë të njësiteve policore speciale, por edhe për shkak të sigurisë dhe qetësisë së secilit qytetar tonin.

Në shënimin e ditës së NDS-së Tigrat morën pjesë edhe Sllavjanka Petrovska, zëvendësministre plotësuese e Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski. shk/

 

Back to top button
Close
Close