0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Shënimi i Javës botërore të gjidhënies – mbështetje për gjidhënien për planet më të shëndoshë

"Mbështetje për gjidhënien për planet më të shëndoshë" është motoja e sivjetme e Javës botërore të gjidhënies, që tradicionalisht shënohet nga 1 deri më 7 gusht. Java e gjidhënies këtë vit, shënohet nën rrethana të posaçme, në shenjë të pandemisë globale me Kovid-19.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – “Mbështetje për gjidhënien për planet më të shëndoshë” është motoja e sivjetme e Javës botërore të gjidhënies, që tradicionalisht shënohet nga 1 deri më 7 gusht. Java e gjidhënies këtë vit, shënohet nën rrethana të posaçme, në shenjë të pandemisë globale me Kovid-19.

Komiteti i ushqyerjes me gji tregon se sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe UNICEF-it, nënat duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre edhe nëse kanë Kovid-19, sepse përfitimet tejkalojnë rrezikun e infeksionit. OBSH rekomandon që nënat me Kovid-19 të dyshuar ose të konfirmuar të inkurajohen, si të gjitha nënat e tjera, të fillojnë ose vazhdojnë ushqyerjen me gji. Përfitimet e shumta të ushqyerjes me gji për foshnjat dhe fëmijët tejkalojnë ndjeshëm rrezikun e mundshëm të infeksionit Kovid-19.

Hulumtimet e deritanishme shkencore kanë treguar që koronavirusi i ri nuk transmetohet përmes qumështit të gjirit. Ekspertët rekomandojnë higjenën e frymëmarrjes gjatë ushqyerjes me gji dhe kontaktin me fëmijën, nëse është e mundur të mbani maskë, të lani duart para dhe pasi ta prekni fëmijën me sapun dhe ujë ose dezinfektues me bazë të alkoolit.

Sa i përket faktit nëse virusi mund të transmetohet nga nëna tek fëmija, Komiteti i gjidhënies thotë se ka studime që janë konservatore, ata që kanë gjetur transmisionin vertikal të virusit janë aq të ulët sa 7 deri në 10 për qind, dhe foshnjat janë asimptomatike, ose me pasqyrë klinike të butë.

Në lidhje me faktin nëse një nënë pozitive me Kovid-19 mund të ketë virusin SARs-CoV në qumështin e gjirit, janë kryer disa studime në rajone të ndryshme të botës dhe asnjë prej tyre nuk është vërtetuar se ka virusin në qumështin e gjirit. Kjo do të thotë se mënyra e vetme që një nënë mund ta transmetojë virusin tek fëmija i saj është përmes traktit respirator. sn/

Back to top button
Close
Close