0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderShoqëri

Shënimi i dy Ilindenëve historikë pa tubime masive dhe me protokolle shëndetësore

Dita e Republikës 2 Gusht, e cila feston dy Ilindenë historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Sesioni i Parë i KAÇKM-së, këtë vit për shkak të epidemisë do të shënohet pa tubime masive dhe programe kulturore artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga KOVID-19, të përcaktuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të miratuara nga Qeveria.

Shkup, 31 korrik 2020 (MIA) – Dita e Republikës 2 Gusht, e cila feston dy Ilindenë historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Sesioni i Parë i KAÇKM-së, këtë vit për shkak të epidemisë do të shënohet pa tubime masive dhe programe kulturore artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga KOVID-19, të përcaktuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të miratuara nga Qeveria.

Sipas agjendës, Presidenti Stevo Pendarovski do të mbajë fjalim në ceremoninë në Qendrën Memoriale në Pelincë, Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në Meçkin Kamen në Krushevë dhe Kryeministri Oliver Spasovski në një ceremoni në Shkup. Si pjesë e programit zyrtar, edhe këtë vit janë përfshirë përmbajtjet nga Smileva me  të cilat do të festohet 117 vjet që nga Kryengritja e Ilindenit dhe 78 vjet nga aksioni i parë luftarak i brigades partizane të Manastirit dhe Prespës “Dame Gruev”.

Në të gjitha vendet, ngjarjet do të organizohen sipas protokolleve shëndetësore të miratuara nga Qeveria javën e kaluar – hapësira ku do të mbahen do të jetë e rrethuar dhe me karrige të vendosura në një distancë prej dy metrash për të pasur distancën e nevojshme midis vizitorëve. Numri i tyre do të kufizohet në një maksimum prej 50 për qind të kapacitetit të zonës së rrethuar. Do të ketë udhëzime të qarta për hyrjen, lëvizjen dhe daljen e vizitorëve dhe shërbimi për mbajtjen e rregullit do të kontrollojë zbatimin e masave dhe do të parandalojë hyrjen e paautorizuar në hapësirë.

Të gjithë pjesëmarrësit dhe vizitorët në evenimente, të ftuarit, anëtarët e ekipeve përgjegjëse për organizim, si dhe pjesëtarët e gardës, duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse. Dezinfektuesit për duar duhet të jenë të disponueshëm në hyrje dhe në dalje dhe në disa vende në zonën e rrethuar, si dhe do të ketë materiale edukative dhe informuese për respektimin e masave të përgjithshme parandaluese që do të vendosen në vende të dukshme.

Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në evente, protokollet parashikojnë edhe tualete kimike të përkohshme, si dhe ekipe mjekësore me automjet asnitar. Shërbimi dhe vendosja e stendave të ushqimit dhe pijeve do të ndalohet, ndërsa shërbimi i ujit do të lejohet vetëm nëse është i paketuar.

Delegacionet do të vendosin kurora dhe lule të freskëta në memoriale sipas protokolleve të distancës – një hapësirë ​​prej dy metrash dhe në një kohë prej dy minutash. Koret, grupet e valleve dhe  orkestrat frymore nuk do të marrin pjesë në pjesën kulturore dhe artistike të programit për festimin e ngjarjes për këtë vit. Himni kombëtar rekomandohet të këndohet nga një person pa pjesëmarrjen e vokaleve shoqëruese.

Për transportin e pjesëmarrësve në vednin e ngjarjse vlejnë protokollet e transportit të përgatitura nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të miratuara nga Qeveria – maksimumi tre persona në një automjet pasagjerësh, pra 50 për qind e kapacitetit të autobusit / minibusit. Pas përfundimit të evenimentit, rekomandohet të largohen nga lokacioni në mënyrë të organizuar dhe është e ndaluar të grupohen më shumë njerëz në objektet hotelierike ose në ambiente të tjera.

Festimi në Krushevë do të fillojë nesër në mbrëmje në Gumenje, tradicionalisht me hapjen e Takimeve Shkencore dhe Kulturore “10 Ditët e Republikës së Krushevës” dhe me ngritjen e flamurit të Republikës dhe arritjen e kalorësve..

Kryetari i Bashkisë së Krushevës, Tome Hristovski, i cili është edhe kryetar i ngjarjes, tha se edhe pse nuk do të ketë grumbullime të mëdha dhe ngjarje kulturore për Ilinden këtë vit për të shmangur grupimet, festimi, tha ai, do të jetë më modest, por me dinjitet.

I gjithë programi i festimit nga Pelinca, Krusheva dhe Shkupi nga ora 10 e mëngjesit do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin Maqedonas.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e njoftuan kambanat në Krushevo në mesnatën e Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës çliruan qytetin dhe dy ditë më vonë Nikolla Karev shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë presidenti i saj. Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë.

Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në manastirin e Shën Prohor Pçinjskit afër Kumanovës, 115 delegatë mbajtën Sesionin e Parë të KAÇKM-së (Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë), i cili konfirmoi pozicionin socio-juridik të Maqedonisë si një shtet të barabartë federal brenda Jugosllavisë. Seanca u hap nga Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitari i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, nën kryesinë e Metodija Andonov-Cento.

Në këtë seancë u miratuan disa dokumente me rëndësi shtetformuese, përfshirë Vendimin për futjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin maqedonas dhe Deklaratën për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarëve të një Maqedonie demokratike. fab/

 

Back to top button
Close
Close