Politikë

Shënimi i Ditës së Armatës (drejtpërdrejt)

Me qitje artilerike nderi dhe me solemnitet në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup sot shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Shkup, 18 gusht 2020 (MIA) – Me qitje artilerike nderi dhe me solemnitet në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup sot shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në solemnitet fjalim do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandant Suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski.

Presidenti Pendarovski me Mirënjohje për meritat ushtarake do ta dekorojë batalionin për mbështetje ushtarako-mjekësore, batalionin e tretë të këmbësorisë dhe zyrën për bashkëpunim në mbrojtje të SHBA-së.

Armata e Maqedonisë së Veriut sot së bashku me armatat e edhe 29 vendeve të tjera është pjesë përbërëse e sistemit më të madh kolektiv të sigurisë pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e NATO-s.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close