BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shën Sofia dhe Turqia në fokus të takimeve të Anastasiadisit me kreun e lartë shtetëror grek

Koordinim në prag të Samitit të BE-së, reagim i përbashkët ndaj aktiviteteve turke, ndërsa sigurisht edhe vendimi për ta shndërruar Shën Sofinë në një xhami kanë qenë në fokusin e takimeve të presidentit të Qipros, Nikos Anastasiadis në Athinë me të homologen e tij greke, Katerina Sakelaropulo, si dhe me kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 14 korrik 2020 (MIA) – Koordinim në prag të Samitit të BE-së, reagim i përbashkët ndaj aktiviteteve turke, ndërsa sigurisht edhe vendimi për ta shndërruar Shën Sofinë në një xhami kanë qenë në fokusin e takimeve të presidentit të Qipros, Nikos Anastasiadis në Athinë me të homologen e tij greke, Katerina Sakelaropulo, si dhe me kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Lidhur me Shën Sofinë, Micotakis tha se nuk është çështje greko-turke, as çështje evropiane, por një çështje botërore, ndërsa Anastasiadis theksoi se Shën Sofia u përket atyre që e respektojnë trashëgiminë kulturore.

“Historia mëson se trashëgimia botërore nuk mund të jetë një garë për epërsi midis shteteve dhe se në fund të fundit, monumentet nuk poshtërohen, por i poshtërojnë ata që nuk i respektojnë. Shën Sofia është më e madhe se të gjithë dhe i tejkalon të gjitha, na tejkalon të gjithëve”, tha Micotakis, i cili shtoi se “para kësaj nisme të panevojshme të Turqisë, Greqia po shqyrton nisma në të gjitha nivelet”.

Kryeministri grek theksoi se çështja është nëse Shën Sofia tani do të jetë në gjendje t’i ruajë privilegjet e veçanta të një monumenti kulturor botëror të UNESKO-s.

Presidenti i Qipros tha që do të veprojnë së bashku, ndërsa me ta edhe gjithë njerëzit e civilizuar si dhe politikanët dhe qytetarët.

“Për të dërguar mesazhi i fortë se është e pakonceptueshme, në kohët moderne, të përçmosh trashëgiminë kulturore pa masë”, tha presidenti i Qipros.

Lidhur me aktivitetet e Turqisë, Micotakis dhe Anastasiadis theksuan se ekziston një koordinim, ndërsa Greqia dhe Qipro kanë pikëpamje të barabarta, duke thënë se ata e mbështesin dialogun.

“Ne nuk do ta lejojmë atë që Turqia dëshiron ta mbizotërojë, gjegjësisht t’i dorëzohemi provokimit për t’u krijuar një krizë e panevojshme. Ajo që ne do ta bëjmë së bashku është të shohim se sa efektivisht do të aktivizohet Bashkimi Evropian. Në veçanti, ne do t’i referohemi ndjeshmërisë së partnerëve evropianë, jo vetëm për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe parimeve dhe vlerave evropiane, por edhe për atë që askush nuk priste që të bënte një shtet botëror, gjegjësisht ta kthejë Shën Sofinë në një xhami”, tha Anastasiadis .

“Unitare dhe e vendosur, Evropa tashmë duhet të krijojë një listë konkrete të aktiviteteve dhe sanksioneve për një vend që dëshiron ta luajë rolin e një belaxhiu lokal, por edhe të zhvillohet në kërcënim për stabilitetin e të gjithë rajoni të Mesdheut Juglindor”, theksoi Micotakis dhe shtoi se Greqia dhe Qiproja kurrë nuk e kanë refuzuar dialogun me Turqinë, por ai duhet të bazohet në ligjin ndërkombëtar, parimet e fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave sovrane të të gjitha vendeve.

Në takim, ata diskutuan edhe për Fondin e ri të Rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, i cili do të jetë një nga temat në Samitin e BE-së të premten, ndërsa edhe për këtë çështje, u konstatua se të dy vendet kanë të njëjtat qëndrime.

Presidenti i Qipros, i cili është për vizitë njëditore në Athinë, këtë mëngjes u takua edhe me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, e cila tha se “Greqia, Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të mobilizohen me të gjitha mjetet e duhura për ta rivendosur të vërtetën historike dhe për të ruajtur karakterin universal të Shën Sofisë”.

Presidentja e Greqisë do ta vizitojë Qipron në fund të shtatorit, pasi më parë, për shkak të pandemisë u anulua udhëtimi. sr/ls/fab

 

Таг
Back to top button
Close
Close