BotëBotë.Portal

Shembet ndërtesa në Kamboxhia- dy të vdekur, 17 të lënduar

Pnom Pen, 3 janar 2020 (MIA) - Të paktën dy njerëz vdiqën, ndërsa 17 u lënduan sot pas një shembjeje të ndërtesës shtatëkatëshe në jug të Kamboxhias, kumtoi policia

Pnom Pen, 3 janar 2020 (MIA) – Të paktën dy njerëz vdiqën, ndërsa 17 u lënduan sot pas një shembjeje të ndërtesës shtatëkatëshe në jug të Kamboxhias, kumtoi policia.

Ndërtesa në provincën bregdetare të Kepit u shemb pasi 20 punëtorë ishin brenda, disa prej të cilëve ishin në pauzë, deklaroi një policë provincial.

Sipas zëvendës shefit të policisë Nguon Samet, 17 punëtorë janë shpëtuar. Disa prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa disa tjerë janë të lënduar lehtë.

Samet tha se ndërtesa ka të ngjarë të shembet derisa betoni u derdh në nivelin më të lartë të saj.

Kërkimi vazhdon për punëtorët që edhe më tutje mbesin të zhdukur.

Kryeministri i Kamboxhias Hyn Sen shkroi në Fejsbuk se së shpejti do të vizitojë provincën e Kepit. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close