0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Shekerinska: Zgjedhje më 5 korrik për institucione demokratike me fuqi dhe kapacitet të plotë

Si shoqëri dhe si individë përgjegjës, nuk duhet të lejojmë që shteti të vazhdojë të funksionojë me Qeveri teknike, me shanse të shumta për veto dhe pa Parlament. Kuvendi dhe Qeveria duhet të jenë në kapacitet të plotë teknik dhe politik, me qëllim të zbatimit me sukses të masave në luftën kundër pandemisë dhe Kovid-19, si dhe të gjitha pasojat nga ai, theksoi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në një konferencë për shtyp në Manastir.

Shkup, 31 maj 2020 (MIA) – Si shoqëri dhe si individë përgjegjës, nuk duhet të lejojmë që shteti të vazhdojë të funksionojë me Qeveri teknike, me shanse të shumta për veto dhe pa Parlament. Kuvendi dhe Qeveria duhet të jenë në kapacitet të plotë teknik dhe politik, me qëllim të zbatimit me sukses të masave në luftën kundër pandemisë dhe Kovid-19, si dhe të gjitha pasojat nga ai, theksoi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në një konferencë për shtyp në Manastir.

Si bartëse e listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 5 dhe e shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Shekerinska theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik.

“Ne duhet të dimë që kemi një përgjegjësi para qytetarëve, para shtetit dhe një përgjegjësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve. Nuk guxojmë të futemi në negociata të pafundme, të cilat do t’i mbajnë peng qytetarët, nuk duhet të jemi viktima vetëm të negociatave të pafundme dhe vetëm sepse Mickoski ka frikë nga zgjedhjet, ndërsa përmes ministrave të tij bën sabotime në dëm të qytetarëve. Kushdo që dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet në të vërtetë dëshiron ta vazhdojë krizën dhe me këtë nuk ia dëshiron të mirën as shtetit dhe as qytetarëve. Prandaj, theksoi Shekerinska, t’i dëgjojmë këshillat që kanë ardhur nga të gjithë profesionistët, të përdoret periudha e parë e mundshme që të kemi institucione funksionale, që do të na ndihmojnë të përballemi me epideminë edhe në gjysmën e dytë të vitit.

Në konferencën për shtyp në Manastir, Shekerinska theksoi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen dhe siç tha ajo, është e nevojshme që sa më shpejt të organizohen zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike, me të cilat do të kemi institucione të reja, legjitime me kapacitet të plotë, sepse vetëm me kapacitet dhe fuqi të plotë të të gjitha institucioneve demokratike vendi ynë do t’i fitojë sërish sfidat.

Duke iu drejtuar opinionit, kandidati për deputet Jovan Mitreski tha se shtyrja e zgjedhjeve mund të rrisë pasigurinë në vend. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close