0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Shekerinska: Viti 2020 është viti, në të cilin i kemi realizuar prioritet strategjike

Viti 2020 është vit i rezultateve, të cilat në të kaluarën, vetëm i kemi dëshiruar, viti 2020 do të mbetet përgjithmonë si një vit, në të cilin i kemi realizuar dy prioritetet tona strategjike dhe për këtë arsye viti 2020 është edhe një vit për një vendim të rëndësishëm që do të merret më 15 korrik, theksoi në tubimin e sontëm parazgjedhor në Demir Hisar, bartësja e listës në NJZ 5 Radmilla Shekerinska nga LSDM-ja dhe koalicioni "Mundemi".

Demir Hisar, 9 korrik 2020 (MIA) – Viti 2020 është vit i rezultateve, të cilat në të kaluarën, vetëm i kemi dëshiruar, viti 2020 do të mbetet përgjithmonë si një vit, në të cilin i kemi realizuar dy prioritetet tona strategjike dhe për këtë arsye viti 2020 është edhe një vit për një vendim të rëndësishëm që do të merret më 15 korrik, theksoi në tubimin e sontëm parazgjedhor në Demir Hisar, bartësja e listës në NJZ 5 Radmilla Shekerinska nga LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”.

Qëndroj para jush, tha ajo, dhe e kërkoj besimin tuaj që ta përfundojmë atë që e kemi filluar, të përfundojmë ndërtimin e një shteti ligjor, të sigurojmë rend dhe sistem, siç u anëtarësuam në NATO, ashtu të hyjmë edhe në Bashkimin Evropian dhe t’i kthejmë vazhdimisht paratë drejt qytetarëve për të siguruar një ekonomi më të fortë vendore.

Para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSDM-së dhe koalicionit, Shekerinska theksoi se më 15 korrik, duhet t’i përgjigjemi pyetjes nëse duam të kthehemi në një shtet, në të cili shumë kanë frikë, ndërsa disa sundojnë me forcë dhe dhunë. mb/

Back to top button
Close
Close