0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeLink i drejtpërdrejtëMakedonija.SlajderPolitikëVideo

Shekerinska: Treguam se institucionet mund shpejt dhe në mënyrë cilësore të bashkëpunojnë dhe t’i zgjidhin problemet

Në kohë krize dhe epidemie, kemi treguar që institucionet mund të bashkëpunojnë jashtëzakonisht shpejt dhe në mënyrë cilësore për të zgjidhur problemet. Diçka që qytetarët shpesh e kanë anashkaluar dhe e konsiderojnë si dobësi të vendit tonë, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pasi vizitoi spitalin mobil në Qendrën Klinike në Shkup.

Shkup, 2 prill 2020 (MIA) – Në kohë krize dhe epidemie, kemi treguar që institucionet mund të bashkëpunojnë jashtëzakonisht shpejt dhe në mënyrë cilësore për të zgjidhur problemet. Diçka që qytetarët shpesh e kanë anashkaluar dhe e konsiderojnë si dobësi të vendit tonë, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pasi vizitoi spitalin mobil në Qendrën Klinike në Shkup.

Aktivizimi i spitalit mobil tha ajo, tregon se si anëtarësimi dhe aleanca me vendet anëtare të NATO-s mund të ndihmojnë edhe në situata të tilla.

“Ky spital dhe të gjitha pajisjet e tij janë donacion nga një prej mbështetësve tanë të fortë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO – Norvegjisë. Kjo tregoi se anëtarësimi në NATO nënkupton mbështetje kur ju duhet më së shumti”, theksoi Shekerinska.

Poashtu tregoi se iniciativa është e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe të dy institucioneve kryesore – Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Mbrojtjes me Armatën – shfrytëzuan situatën dhe treguan se institucionet janë këtu për të zgjidhur shpejt problemin.

“Për kohë shumë të shkurtër, së pari hapësira u pastrua dhe u ngrit ky spital mobil. Njësitë e inxhinierisë dhe ekipi në Qendrën Mjekësore Ushtarake të Armatës treguan se ata ishin aty kur duhej dhe menjëherë u mobilizuan. Angazhimi nuk ndalet këtu, pasi siç e shihni tani fillon pajisja e plotë e spitalit”, tha Shekerinska.

Ai theksoi se spitali mobili praktikisht e dyfishoi kapacitetin e tij, por shprehu shpresë se nuk është patjetër të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet.

“Shteti duhet të na sigurojë kapacitete shtesë dhe kjo është më së miri siç është tani në rrethinë e Qendrës Klinike. Ne mund të konsideronim mundësi të tjera, por të kesh këtë variant në afërsi të Klinikës Infektive të Sëmundjeve është zgjidhje vërtet cilësore, e mirë dhe efikase”, deklaroi Shekerinska.

Për atë nëse kjo mund të konsiderohet si reagim i shpejtë, duke pasur parasysh që është java e pestë që nga rasti i parë, Shekerinska tha se do të ishte e papërgjegjshme që spitali të aktivizohej pesë javë më parë dhe të qëndron pa asnjë pacient.

“Spitali duhet të jetë këtu kur kapaciteti i Spitalit Infektiv është mbushur. Nëse sot do të kishte pacientë që nuk mund të pranohen, unë do të tregoja se dikush ka mbetur vonë. Por ne jemi të gatshëm paraprakisht për nevojë të mundshme nga rritja e kapacitetit”, theksoi Shekerinska.

E pyetur përse Armata nuk është më e aktivizuar për të sjellë rendin në hapësirat publike, Shekerinska tha se Armata për momentin ka mes 500 dhe 1.000 pjesëtarë në të gjithë vendin, në varësi të ditës.

“Kjo do të thotë që për momentin MPB nuk është më në kontroll të kufirit dhe ky rol i është dhënë plotësisht Armatës. Nëse shkoni dhe shikoni Qeverinë dhe Kuvendin, do të shihni se ato janë plotësisht të siguruara nga Armata. Në burgjet dhe njësitë kryesore të burgut, siguria e jashtme është tërësisht nga Armata. Shumica e karantinave shtetërore janë siguruar kryesisht nga Armata”, tha Shekerinska.

Tregoi se nuk duan që Armata të përdoret aty ku nuk është e nevojshme dhe se ata reagojnë vetëm me kërkesë dhe iniciativë të MPB-së. bs/fab

Изјави на Филипче, Шекеринска и Шилегов по посетата на мобилната болница

Posted by MИА.mk on Четврток, 02 април 2020

Back to top button
Close
Close