0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikëVideoVideo deklaratë

Shekerinska: Ne jemi NATO realitet që e përparoi stabilitetin dhe shanset për rritje ekonomike

Sot edhe në qiellin e Maqedonisë pamë se teza "Ne jemi NATO" është e saktë, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja e 30 e NATO-s pas 30 vjet përpjekjesh. Fatkeqësisht, ne nuk kemi pasur mundësi ta festojmë anëtarësimin tonë në mes të pandemisë me koronavirusin, mirëpo ngjarja e sotme, veprimi i përbashkët i koordinuar i Armatës sonë së bashku me komandat e NATO-s dhe Forcën Ajrore të SHBA-së, tregon se integrimi nuk është vetëm politik, por real, ushtarak dhe mbrojtës.

Shkup, 29 maj 2020 (MIA) – Sot edhe në qiellin e Maqedonisë pamë se teza “Ne jemi NATO” është e saktë, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja e 30 e NATO-s pas 30 vjet përpjekjesh. Fatkeqësisht, ne nuk kemi pasur mundësi ta festojmë anëtarësimin tonë në mes të pandemisë me koronavirusin, mirëpo ngjarja e sotme, veprimi i përbashkët i koordinuar i Armatës sonë së bashku me komandat e NATO-s dhe Forcën Ajrore të SHBA-së, tregon se integrimi nuk është vetëm politik, por real, ushtarak dhe mbrojtës.

Këtë e deklaroi Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska pasi aeroplanët ushtaralë amerikane fluturuan sot mbi Shkupin “Mirë se vini në NATO” dhe e mirëpritën anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Ajo e falënderoi SHBA-në për këtë veprim, të cilët, siç tha ajo, na mirëpritën në Aleancë me veprim dhe me një gjest të dukshëm. Shekerinska i uron të gjithë ata që morën pjesë në organizimin, sepse e gjithë kjo zgjat disa minuta, por prapa kësaj, nënvizoi ajo, janë shumë përgatitje dhe punë.

“Në vepër dhe në çdo provë tregojmë se e merituam anëtarësimin tonë, me reforma, me vendime të duhura, mirëpo edhe me punë shumë të palodhshme të shumë pjesëtarëve të Armatës dhe institucioneve të tjera në vend”, deklaroi Shekerinska e cila i ndoqi fluturimet e aeroplanëve në prani të ambasadores amerikane Kejt Mari Bërnz.

Shtoi se investimi ynë në reformë, në anëtarësimi në NATO, është demonstruar në vepër edhe gjatë ballafaqimit me pandeminë e koronavirusit.

“Armata ishte këtu, ishte e gatshme dhe dinte si ta ndihmonte vendin si rezultat i ushtrimeve të shumta si brenda, ashtu edhe brenda kontekstit të NATO-s, theksoi Ministrja e Mbrojtjes dhe kujtoi se si rezultat i anëtarësimit tonë në NATO kemi mundur t’i përdorim të gjithë mekanizmat dhe instrumentet për reagim të shpejtë që Aleanca i parashikoi.

Nga NATO morëm mbështetje të shpejtë dhe efikase si në material mjekësor, ashtu edhe në atë ndihmës, dhe kjo, sipas saj, na bën të jemi më të përgatitur dhe t’u ndihmojmë qytetarëve dhe shtetit në mënyrë të vërtetë.

“Si rezultat i anëtarësimit tonë në NATO së bashku jemi më të fuqishëm dhe teza ‘Ne jemi NATO’ tashmë nuk është parullë, por realitet i vërtetë që e avancoi edhe stabilittein, por edhe mundësitë për rritje ekonomike të shtetit tonë”, potencoi Shekerinska.

Ajo porositi se u përgatitëm, e dinim çka donim dhe sot mund të marrim pjesë në një operacion të këtillë sepse me të vërtetë jemi pjesë e NATO-s.

Koloneli, Valentin Ivanovski, udhëheqës i sektorit për autoritet ushtarak-ajror deklaroi se fluturimi i sotëm është operacion ajror i ndërlikuar i forcave ajrore të Aleancës së NATO-s me pjesëmarrje të dy aeroplanëve nga SHBA-ja dhe katër aeroplanëve M 16 nga forcat ajrore greke.

Ai sqaroi se fluturimi tërësisht është organizuar nga Komanda e forcave për Evropë dhe është udhëhequr përmes qendrave operative ajrore ku është e kyçur edhe qendra jonë operative ajrore dhe ku të gjitha fluturimet dhe koordinimi janë bërë përmes sistemit për kontroll të sistemit ajror. Aeroplanët fluturuan nga kota jugore, pas fluturimit të gjatë hynë në kufirin bullgar ku u hasën nga katër aeroplanë të llojit F 16 të Forcave ajrore greke dhe së bashku në formacion përmes Shtipit, Velesit, aeroportit në Petrovec fluturuan mbi Shkup.

“Me këtë, pas punës së gjatë dhe të mundimshme, Armata e RMV-së tregoi se po integrohet me sukses në një sistem të këtillë të ndërlikuar ku komunikimi dhe koordinimi bëhej 24 orë. Vazhdojmë edhe më tutje me stërvitje dhe integrim dhe mund të them se jam veçanërisht i nderuar që mora pjesë në një operacion të këtillë”, tha koloneli Ivanovski. ls/ab/

https://www.facebook.com/watch/?v=621064068754748

Back to top button
Close
Close