0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Shekerinska: Marrëveshja e Prespës na solli NATO-n dhe BE-në

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i obliguar për diasporë dhe kryetar i grupit punues për përkrahje të Rajonit të Prespës, Edmond Ademi sot në Resnjë e kanë prezantuar projektin "BE për Prespën" dhe iniciativën "Prespa forum për dialog".

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i obliguar për diasporë dhe kryetar i grupit punues për përkrahje të Rajonit të Prespës, Edmond Ademi sot në Resnjë e kanë prezantuar projektin “BE për Prespën” dhe iniciativën “Prespa forum për dialog”.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Shekerinska përmes fjalëve të filozofit të madh grek, Aristotel, potencoi se pa guxim nuk mund të bëhet asgjë dhe se pikërisht guximi së bashku me nderin janë virtytet më të mëdha, të cilat nevojiteshin që të zgjidhet një nga probemet më të mëdha të cilat e ndjekin vendin tonë nga pavarësia, probleme për të cilat çmimin e e kemi paguar ne vet me mundësitë e humbura dhe integrime të bllokuara, të cilat “11 vite kanë qëndruar në qorr-sokak”.

“Ne sot mundemi së bashku me flamurin e Maqedonisë së Veriut, ta vendosim edhe flamurin e NATO-s, jo si rezultat të ambicjes ose dëshirave tona, por si rezultat të punës sonë të kryer. Ne jemi NATO”, tha mes tjerash Shekerinska.

Ajo theksoi se Marrëveshja e Prespës e dha përgjigjen nëse Ballkani mundet ndryshe, nëse shtetet nga rajoni mund të sillen në mënyrë evropiane.

“Marrëveshja e Prespës është rezultat i dy kombeve ballkanike, të cilat kanë vendosur të sillen në mënyrë evropiane. Dhe, kjo që të tregojë se jemi pjekur si njerëz, jemi pjekur si shtete dhe se jemi pjekur në mendimin se kompromisi nuk është humbje, por kompromisi është fitore, fitore e mençurisë ndaj gënjeshtrave”, tha Shekerinska.

Për investimin në Prespë, tha ajo, përveç rezultatit të qëndrueshëm politik, do të ketë edhe rezultat ekonomik, infratsrukturor, bujqësor, turistik, si dhe se ky investim në Prespë do të jetë trashëgimia e jonë.

Projekti “BE-ja për Prespën” u financua nga BE-ja, me vlerë prej 18 milionë euro, që do të sigurohen nga fondet për ndihmë paraaderuese (IPA III) për vitin 2021, ndërsa pjesa më e vogël nga tre shtetet fqinje, të përfshira me projektin – Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Greqia, tha ministri Ademi.

Qëllimi është t’i ofrojë rajonit zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë ekonomik, e me këtë edhe mbajtje të të rinjve në rajon.

Në ngjarjen morën pjesë qytetarë të Resnjës dhe Rajonit të Prespës. bsh/

Back to top button
Close
Close