0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Shekerinska: Kosova dhe Serbia “çelësin” e marrëveshjes e kanë në Beograd dhe Prishtinë

Kosova dhe Serbia nuk duhet të kërkojnë "çelësin" e një marrëveshje përfundimtare në Uashington, Bruksel ose Berlin, por në Beograd dhe Prishtinë. Kështu ka deklaruar në intervistën për gazetën “Koha”, ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, ku gjithashtu flet për sigurinë rajonale, detyrimet dhe përparësitë e Armatës nga anëtarësimi në NATO, si dhe për modernizimin ushtarak.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Kosova dhe Serbia nuk duhet të kërkojnë “çelësin” e një marrëveshje përfundimtare në Uashington, Bruksel ose Berlin, por në Beograd dhe Prishtinë. Kështu ka deklaruar në intervistën për gazetën “Koha”, ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, ku gjithashtu flet për sigurinë rajonale, detyrimet dhe përparësitë e Armatës nga anëtarësimi në NATO, si dhe për modernizimin ushtarak.

Ndër të tjera, Shekerinska u bënë thirrje pjesëtarëve të Armatës që shkojnë në misione, nëse dikush u kërkon ryshfet, “të inkurajohen dhe të raportojnë”.

“Çdo informacion ose provë e një presioni të tillë do të hetohet dhe do t’i përgjigjet plotësisht,” thekson ministrja, derisa shton se kjo nuk është vetëm se shkelje e ligjit, por edhe shkelje e betimit ushtarak. Një gjë e tillë, thotë Shekerinska, “nuk do të tolerohet”.

Ajo thekson se është optimiste nga natyra dhe beson se edhe problemet më serioze mund të zgjidhen kur ekziston vullneti politik. Sidoqoftë, shton ajo, në të gjitha mosmarrëveshjet, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në botë, derisa gjithçka të mbarojë, askush nuk mund të garantojë nëse do të ketë një zgjidhje apo jo.

“Zgjidhja për të gjitha problemet nuk mund të gjendet as në Uashington, as në Bruksel, as në Berlin. Ne duhet ta gjejmë vullnetin politik në shtëpi. Nëse ka vullnet politik në Beograd dhe Prishtinë, do të gjendet zgjidhje. Dhe patjetër, kjo zgjidhje do të jetë një investim i madh në stabilitetin rajonal. Të gjithë duam që të ndodh, t’i japim fund problemeve, të mos krijojmë zona gri, dilema dhe atmosferë të keqe midis fqinjëve. Kemi shumë probleme të përbashkëta me të cilat përballemi për çdo ditë, Kovid-19, ekonomia, kërcënimet e terrorizmit global, etj. Këto probleme janë tashmë serioze. Nëse nuk keni mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë me fqinjët, këto probleme bëhen edhe më serioze”, vlerëson mes tjerash Shekerinska në intervistën për gazetën “Koha”. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close