0_Maqedoni.PortalPolitikë

Shekerinska konsideron se gjasat janë të mira për fushatë korrekte, për Nikollovskin fillimi është i keq

Fushata për zgjedhje do të jetë e ndytë, por përvoja e zgjedhjeve presidenciale që ishte në drejtim pozitiv në krahasim me atë të vitit 2014 janë shans i mirë për fushatë demokratike, korrekte dhe pozitive, konsideron zëvendëskryetarja e LSDM-së dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, megjithatë ka vlerësuar se fillimi është shumë i keq pasi derogohet modeli i qeverisë (teknike) të Përzhinës

Shkup, 19 shkurt 2020 (MIA) – Fushata për zgjedhje do të jetë e ndytë, por përvoja e zgjedhjeve presidenciale që ishte në drejtim pozitiv në krahasim me atë të vitit 2014 janë shans i mirë për fushatë demokratike, korrekte dhe pozitive, konsideron zëvendëskryetarja e LSDM-së dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, megjithatë ka vlerësuar se fillimi është shumë i keq pasi derogohet modeli i qeverisë (teknike) të Përzhinës.

“Do të kemi zgjedhje të vështira të cilat do të jenë larg asaj korrekte dhe të rregullta, por edhe në kushte të tilla ne jemi të bindur se do të fitojmë mbështetje nga qytetarët se do të fitojmë dhe do ta formojmë qeverinë e ardhshme. Në fushatë do te flasim vetëm për krimin dhe ajo që e shqetëson popullin, ndërsa ai është dinjiteti i humbur kombëtar dhe ekonomia e shkatërruar”, ka thënë Nikollovski në emisionin “Top tema” në TV Telma.

Shekerinska nga ana tjetër ka thënë se listat e deputetëve që do t’i propozojnë do të tregojnë se sa shteti ndryshon dhe do të jenë të përfaqësuar edhe meshkuj dhe gra.

“Nuk do ta kemi politikën e meshkujve në VMRO-DPMNE. Në lista do të përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike. Dhe shumë do të flasim për korrupsionin, krimin dhe ajo që u zbulua, ajo që nuk u zbulua, ndërsa do të flasim shumë edhe për ekonominë. Diskutojmë me rreth të gjerë të partive, mendoj se përsëri do të kemi koalicion të madh si edhe rastet e kaluara”, ka thënë Shekerinska.

Lidhur me anëtarësimin në NATO, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Nikollovski ka thënë se çështja është çmimi me të cilin është paguar.

“Marrëveshja e Prespës është diçka që nuk i sjell të mirë Maqedonisë as edhe popullit maqedonas”, ka thënë ai.

Sipas Shekerinskës, VMRO-DPMNE e tregoi fytyrën e saj anti-perëndimore dhe anti-NATO dhe në dy vitet e kaluara, siç tha, “partia opozitare ka bërë gjithçka që të pengojë anëtarësimin në NATO.

Në pyetjen pse VMRO-DPMNE është në minus tetë milionë euro, Nikollovski është përgjigjur se është shkaku i kredive bankare dhe shpeshherë është bërë para se partinë ta merr udhëheqësia aktuale. fab/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close