0_Maqedoni.PortalShoqëri

Shekerinska do të ndajë certifikata për 35 përfaqësues gjinor në MM dhe Armatë

Në suaza të fushatës globale "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave", ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot do të ndajë certifikata për 35 përfaqësues gjinor në Ministrinë dhe të gjitha Njësitë e Armatës.

Shkup, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Në suaza të fushatës globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot do të ndajë certifikata për 35 përfaqësues gjinor në Ministrinë dhe të gjitha Njësitë e Armatës.

Siç kumton Ministria e Mbrojtjes, pas ndarjes së certifikatave, do të promovohen Udhëzim dhe Udhërrëfyes për mbrojtje  nga shqetësimet  në vendin e punës, të cilat janë në fuqi në të dy institucionet.

“Ministria e Mbrojtjes është udhëheqës  në procesin për mbrojtje nga shqetësimi, për çka në këto institucione ka “zero tolerancë”. Njëherit, përmes politikave  në Ministrinë dhe Armatë, një nga prioritetet është vendosja e  barazisë gjinore e tërësishme dhe e padyshimtë dhe perspektiva gjinore”, citohet  në kumtesën e Ministrisë. sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close