0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikeShoqëriVideo deklaratë

Shekerinska: Do ta analizojmë mendimin e Komisionit të Venecias dhe do të dalim me qëndrim të përbashkët

Shumë seriozisht do ta analizojmë mendimin e Komisionit të Venecias, do të marrim parasysh vërejtje të ndryshme dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, e cila do të jetë plus për të gjithë qytetarët në vend. Këtë sot e theksoi në konferencë shtypi zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Shkup, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Shumë seriozisht do ta analizojmë mendimin e Komisionit të Venecias, do të marrim parasysh vërejtje të ndryshme dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, e cila do të jetë plus për të gjithë qytetarët në vend. Këtë sot e theksoi në konferencë shtypi zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Pas diskutimeve të gjata për Ligjin për gjuhë, ne, siç tha dolëm me tekst prapa të cilit kemi ndaluar dhe kemi marrë shumicë serioze edhe në Kuvend , treguam se kemi edhe dilema të caktuara edhe për ato dilema, por edhe për gjithë Ligjin, vetë Qeveria kërkoi mendim nga Komisioni i Venecias.

“Sipas asaj që patëm rast drejtpërdrejtë ta lexojmë, e jo ta shohim të interpretuar nga ana dikujt, për disa çështje kanë dilema, për disa çështje nuk ka dilema Komisioni i Venecias shkon një hap përpara. Do ta analizojmë shumë seriozisht opinionin, do të  marrim parasysh vërejtje të ndryshme dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, e cila do të jetë plus për të gjithë qytetarë e shtetit. Si Qeveri kërkuam nga Komisioni i Venecias të na dorëzojë mendim për ligjin dhe të na dërgojë opinion për dy çështje që i kemi lënë të hapura. Kur do ta marrim gjithë këtë, do ta nxjerrin rezultatin sa më të mirë të mundshëm për të gjithë qytetarët”, tha Shekerinska.

Besojmë, siç tha se edhe të drejtat gjuhësore janë të drejta që e ndërtojnë kohezionin në vend. Përkujtoi se gjatë kohë ligji është në fuqi dhe shtoi se asnjë qytetar nuk ka paguar gjobë pse nuk e njeh gjuhën shqipe. Askush nuk është i detyruar të përdorë diçka që nuk e di ose nuk dëshiron ta përdorë, siç kanë pohuar disa.

Ajo shfaqi shpresë se të gjithë, shteti, qytetarët dhe disa nga partitë kanë mësuar diçka nga kjo përvojë. Shtoi se dëshirojnë të jenë parimorë për të gjitha çështjet dhe duan të gjejnë zgjidhje të cilat do të jenë më të mira për të gjitha shtetet. mb/

ВО ЖИВО: Прес конференција на заменик претседателката Радмила Шекеринска

ВО ЖИВО:Прес конференција на заменик претседателкатаРадмила Шекеринска

Posted by СДСМ – Социјалдемократски сојуз на Македонија on Недела, 08 декември 2019

Back to top button
Close
Close