0_Maqedoni.PortalPolitikë

Shekerinska: Anëtarësimi në NATO është dhuratë e jona ndaj qytetarëve, ndaj atdheut

Të punësuarit në Mbrojtje dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesë e gjeneratës e cila e vendosi vulën e NATO-s. Prej sot jemi aleatë me armatat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, aleatë me armatat e fqinjëve tanë më të largët dhe më të afërt, Greqisë, Shqipërisë Bullgarisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Të punësuarit në Mbrojtje dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesë e gjeneratës e cila e vendosi vulën e NATO-s. Prej sot jemi aleatë me armatat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, aleatë me armatat e fqinjëve tanë më të largët dhe më të afërt, Greqisë, Shqipërisë Bullgarisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

Këtë sot përmes një video-mesazhi deri te të gjithë pjesëtarët e Armatës dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, i porositi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska me rastin e deponimit të Instrumentit për aderim në NATO në Uashington, me çfarë edhe zyrtarisht vendi ynë bëhet anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës.

“Sot jemi fitimtarë, prej sot jemi NATO. Anëtare e aleancës më të fuqishme, të Aleancës më të madhe. Anëtarësimi në NATO është dhurata jonë ndaj qytetarëve, ndaj atdheut”, theksoi Shekerinska. ar/

Back to top button
Close
Close