BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Shefi i Tekekomit të Kosovës: Paga ime është 5.180 euro, më vjen turp për këtë

Drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes publike të telekomunikacionit Telekom në Kosovë, Bedri Istrefi, thotë se ndjehet i turpëruar për shkak të pagës së tij mujore prej 5,180 euro dhe kërkoi që ajo t'i zvogëlohet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 10 prill 2020 (MIA) – Drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes publike të telekomunikacionit Telekom në Kosovë, Bedri Istrefi, thotë se ndjehet i turpëruar për shkak të pagës së tij mujore prej 5,180 euro dhe kërkoi që ajo t’i zvogëlohet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në intervistë për TV Dukagjini tha se kërkesën për zvogëlimin e pagës e ka dorëzuar një muaj pas marrjes së detyrës në janar vitin e kaluar, por që ai vetë nuk mund ta bënte këtë.

“Shikoni, paga ime është 5,180 euro. Edhe në bordin e mëparshëm të drejtorëve parashtrova kërkesë me shkrim për zvogëlimin e pagave, një muaj pasi e mora detyrën. Ndihem i turpëruar në çfarë situata po udhëheqi, ndërsa kam një rrogë të tillë. Nuk kam të drejtë t’ia uli vetes pagën. Këtë rrogë që e kam sot un e gjeta në Telekom”, deklaroi Istrefi. ls/shk/

Back to top button
Close
Close