BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Shefi i EULEKS-it e lavdëroi Hotin për thjeshtësinë dhe zbuloi se ka udhëtuar për në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti dje është nisur për në Bruksel, ku nesër duhet t'i vazhdojë negociatat me përfaqësuesit e Serbisë, por opinioni për këtë nuk është informuar nga ai ose nga shërbimet kompetente qeveritare, por nga shefi i misionit ligjor ndërkombëtar në Kosovë, EULEKS, Lars - Gunar Vigemark, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 15 korrik 2020 (MIA) – Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti dje është nisur për në Bruksel, ku nesër duhet t’i vazhdojë negociatat me përfaqësuesit e Serbisë, por opinioni për këtë nuk është informuar nga ai ose nga shërbimet kompetente qeveritare, por nga shefi i misionit ligjor ndërkombëtar në Kosovë, EULEKS, Lars – Gunar Vigemark, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas mediumeve të Kosovës, Vigemark e zbuloi informacionin në atë mënyrë që, përmes Tuiterit të tij, e lavdëroi Hotin sepse në aeroplanët me të cilët kanë udhëtuar së bashku është ulur në pjesën ekonomike, e jo në atë biznes klasë.

“Heqim kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdulla Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasë ekonomike në aeroplanin Prishtinë-Vjenë dhe më pas edhe në aeroplanin nga Vjena për në Bruksel. Sa e sa shumë kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin paratë e tatimpaguesve në këtë mënyrë”, ka shënuar Vigemark. ia/fb/

Back to top button
Close
Close