0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Shefi i diplomacisë hungareze Sijarto nesër për vizitë në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, nesër në nismë të tij do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë vizitës janë paraparë takime me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë në vend.

Shkup, 5 prill 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, nesër në nismë të tij do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë vizitës janë paraparë takime me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë në vend.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, bashkëpunimi në përballje me pandeminë globale COVID-19 do të jetë në fokus të bisedimeve, ndërsa në këtë kontekst së bashku me delegacionin hungarez do të mbërrijë edhe ndihmë konkrete për Maqedoninë e Veriut, për tejkalim më të lehtë të këtyre sfidave.

“Njëherit, gjatë takimit do të shkëmbehen edhe informacione për hapat e mëtejshëm në agjendën evropiane të vendit pas marrjes së vendimit pozitiv të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut. Do të shqyrtohen edhe marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për avancim të mëtejshëm, si dhe thellim të bashkëpunimit dhe solidaritetit midis të dyja vendeve, por edhe në suaza të Bashkimit Evropian”, theksojnë nga MPJ-ja.

Pas takimit, ministrat Dimitrovi dhe Sijarto do të mbajnë konferencë për shtyp në të cilën do të mund të ndiqet drejtpërdrejt në lajvstrim në rezolucionin HD me përkthim në gjuhën maqedonase nga deklarata e ministrit hungarez. Gazetarë dhe kamera nuk janë paraparë, siç theksohet, nuk janë paraparë në Ministri, ndërsa pyetjet duhet t’i dërgojnë në MPJ më së voni 15 minuta para fillimit të konferencës së caktuar për shtyp. ar/

Back to top button
Close
Close