EvropëEvropë.Portal

Shefat e mafive italiane kthehen në burg pas “pauzës” për shkak të Kovid-19

- I pari prej gati 400 shefave të mafive të cilët para pak kohësh ishin liruar nga burgu në arrest shtëpiak, për shkaqe shëndetësore në lidhje me pandeminë e virusit korona, sot u kthye në qelinë e tij, në bazë të dekretit qeveritar të sjellë pas valës së kritikave në llogari të ministrit të Drejtësisë, Alfonso Bonafede.

Romë, 13 maj 2020 (MIA) – I pari prej gati 400 shefave të mafive të cilët para pak kohësh ishin liruar nga burgu në arrest shtëpiak, për shkaqe shëndetësore në lidhje me pandeminë e virusit korona, sot u kthye në qelinë e tij, në bazë të dekretit qeveritar të sjellë pas valës së kritikave në llogari të ministrit të Drejtësisë, Alfonso Bonafede.

Antonio Sako  (65) po vuan dënim me burg për shoqërim me mafinë dhe zhvatje.

Qeveria italiane javën e kaluar ka shpallë dekret me të cilin kërkohet nga gjykatësit për paraburgim që përsëri t’i vlerësojnë lëshimet masive.

Opozita e qendrës së djathtë ngriti iniciativë për votim të mosbesimit për Bonafede në lidhje me lirimin e të burgosurve dhe kontroverseve rreth emërimit të pasuksesshëm të prokurorit për luftë kundër mafisë Nino Di Mateo për shef të sistemit italian të burgjeve. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close