BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA vendos sanksione për Maduron dhe për Ministrinë e Mbrojtjes iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro për pjesëmarrje në marrëveshjet kryesore të armëve me Iranin. Këtë e kumtoi sekretari i shtetit të SHBA-së Majk Pompeo.

Uashington, 21 shtator 2020 (MIA) – Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro për pjesëmarrje në marrëveshjet kryesore të armëve me Iranin. Këtë e kumtoi sekretari i shtetit të SHBA-së Majk Pompeo.

Ai e quajti Maduron “president i mëparshëm” për faktin se Shtetet e Bashkuara e njohin udhëheqësin e opozitës të Venezuelës Huan Guaido si kryetar të përkohshëm të shtetit.

“Ne po vendosim sanksione ndaj ish-presidentit Venezuelës Nikolas Maduro për faktin se zyrtarë të korruptuar në Teheran kanë punuar me regjimin e paligjshëm në Venezuelë për gati dy vjet, duke shkelur embargon e armëve të KB në Iran,” tha ai.

Pompeo gjithashtu paralajmëroi sanksione kundër Ministrisë iraniane të Mbrojtjes dhe dy individëve të lidhur me programin e pasurimit me uraniumit në Iran.

“Aktivitetet tona janë një paralajmërim që duhet të dëgjohet në të gjithë botën. Kushdo që të jeni, nëse shkelni embargon e armëve të OKB ndaj Iranit, ju rrezikoni të jeni subjekt i sanksioneve”, tha ai. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close