BotëBotë.Portal

SHBA: Prefektja e Atlantës pozitive në koronavirus

Prefektja e Atlantës, Keisha Lenos Botoms është pozitive në koronavirus dhe gjendet në vetëizolim

Atlanta, 7 korrik 2020 (MIA) – Prefektja e Atlantës, Keisha Lenos Botoms është pozitive në koronavirus dhe gjendet në vetëizolim.

“Nuk kam pasur simptoma, por jam pozitive në koronavirus”, ka shkruar Keisha në profilin e saj në Tuiter, duke potencuar se është testuar dy herë gjatë këtij muaji.

Prefetja e Atlantës është në vetëizolim në shtëpinë e saj dhe do të qëndrojë aty gjatë dy javëve të ardhshme, transmeton Si-En-En.

SHBA-ja është e para në botë lidhur me numrit e të infektuarve dhe numrin e të vdekurve nga koronavirusi. Janë infektuar më shumë se tre milionë, ndërsa më shumë se 130.000 amerikanë kanë vdekur deri tani nga kjo sëmundje. sn/

Back to top button
Close
Close