BotëBotë.Portal

SHBA: Për mallrat nga Hong Kongu tarifa ndëshkuese si për Kinën

Mallrat e prodhuara në Hong Kong për eksport në SHBA pas 25 shtatorit do të duhet të etiketohen "Të prodhuara në Kinë" (Made in China), publikoi sot qeveria amerikane që do të thotë se kompanitë në Hong Kong do t'u nënshtrohen të njëjtave tarifa ndëshkuese të cilat paguhen për eksportuesit nga Kina.

Uashington, 11 gusht 2020 (MIA) – Mallrat e prodhuara në Hong Kong për eksport në SHBA pas 25 shtatorit do të duhet të etiketohen “Të prodhuara në Kinë” (Made in China), publikoi sot qeveria amerikane që do të thotë se kompanitë në Hong Kong do t’u nënshtrohen të njëjtave tarifa ndëshkuese të cilat paguhen për eksportuesit nga Kina.

Ky veprim vjen pasi SHBA-ja vendosi ta heqë statusin e veçantë të ish-kolonisë britanike për shkak të vendosjes së ligjit kinez të sigurisë kombëtare në Hong Kong, i cili më tej i tensionoi marrëdhëniet midis dy fuqive botërore të cilat tashmë ishin të shkatërruara nga lufta tregtare dhe akuzat e SHBA-së për Kinën për veprimin gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Hapi i fundit i SHBA-së do të thotë që kompanitë në Hong Kong do t’i nënshtrohen të njëjtave tarifa ndëshkuese të cilat paguhen për eksportuesit nga Kina, nëse prodhojnë mallra që u nënshtrohen detyrimeve doganore”, theksohet në njoftimin e Drejtorisë së doganave dhe mbrojtjes së kufijve në SHBA. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close