BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA: Numër më i madh i rasteve me fruth nga viti 1992

Në pesë muajt e parë të vitit në SHBA janë regjistruar 971 raste të fruthit, që është numri më i madh nga viti 1992, kur janë evidentuar 963 raste, kumtuan sot autoritetet amerikane.

Uashington, 31 maj 2019 (MIA) – Në pesë muajt e parë të vitit në SHBA janë regjistruar 971 raste të fruthit, që është numri më i madh nga viti 1992, kur janë evidentuar 963 raste, kumtuan sot autoritetet amerikane.

Në vitin 2000 sëmundja është shpallur e çrrënjosur.

Pjesa më e madhe e të sëmurëve janë fëmijë të moshës parashkollore, prindërit e të cilëve kanë refuzuar t’i vaksinojnë.

“Fruthi ka mundur të parandalohet, ndërsa mënyra për parandalim të shpërthimit të saj është që të sigurohet se të gjithë fëmijët dhe të rriturit që mund të vaksinohen janë vaksinuar”, deklaroi drejtori i Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve Robert Redfilld.

Para se vaksinimi të bëhet i domosdoshëm, në SHBA nga fruthi brenda një viti janë sëmurë tre deri katër milionë njerëz, ndërsa 400 deri 500 persona kanë humbur jetën. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close