BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA nuk do t’i japë vizë Zarifit për të marrë pjesë në seancën Këshillit të Sigurimit të KB-së

SHBA-ja nuk do t'i japë vizë ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif, i cili planifikoi me funksionarë nga bota të bisedojë në KB për vrasjen e gjeneralit iranian, Kasim Sulejmani.

Uashington, 8 janar 2020 (MIA) – SHBA-ja nuk do t’i japë vizë ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif, i cili planifikoi me funksionarë nga bota të bisedojë në KB për vrasjen e gjeneralit iranian, Kasim Sulejmani.

SHBA-ja e ka arsyetuar vendimin e tyre me mungesë kohe për përpunimin e kërkesës për vizë për Zarifin.

Zarif, si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit, e akuzoi SHBA-në për shkelje të marrëveshjes që e kanë me Kombet e Bashkuara.

Ai pohoi se nuk do të marrë vizë për të mbajtur fjalim në KB.

“Ajo që ne e dimë është se sekretari i shtetit të SHBA-së, Majk Pompeo, e kontaktoi sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh dhe i tha:” Nuk kemi kohë t’i lëshojmë vizë Mohamed Xhavad Zarifit dhe nuk do t’i lëshojmë vizë”, tha Zarif.

Ai shtoi se Guteresh i kishte thënë Pompeos se “Irani ka të drejtë të marrë pjesë në seancën e Kombeve të Bashkuara”. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close