BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA: Në Iran mund të ketë edhe mbi një mijë viktima nga protestat

Qeveria e SHBA-së i ka akuzuar forcat e sigurisë së Iranit, për vrasjen e me tepër se një mijë njerëzve në protestat të cilat kohë më parë filluan në këtë shtet.

Uashington, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Qeveria e SHBA-së i ka akuzuar forcat e sigurisë së Iranit, për vrasjen e me tepër se një mijë njerëzve në protestat të cilat kohë më parë filluan në këtë shtet.

Ky numër është dukshëm më i madh në krahasim me numrat e viktimave, të cilat i publikuan organizatat për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, autoritetet amerikane nuk publikuan dëshmi për t’i mbështetur qëndrimet e tyre.

I dërguari special i Amerikës në Iran, Brajan Huk, tha se vlerësimi është kryer mbi baza të raporteve të ndryshme që vijnë nga Irani, si dhe nga analiza zbuluese.

Ai po ashtu deklaroi se vetëm në një incident në jugperëndim të Iranit, nga armët e zjarrit të Gardës Revolucionare, kanë humbur jetën më tepër se 100 persona. SHBA-ja thekson se disponon me xhirime nga këto ngjarje në qytetin Mahshar.

Sipas Huk, xhirimi është një prej dhjetëra mijëra zbatimeve të SHBA-së, pasi që sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, muajin e kaluar i ftoi qytetarët e Iranit, të prezantojnë dëshmi për krimet e qeverisë gjatë kohës së tentimit të përmbysjes së protestave. oxh/

 

Back to top button
Close
Close