BotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA me propozim të ri për zgjidhjen e krizës në Venezuelë

Sekretari shtetëror amerikanë, Majk Pompeo dje propozoi që edhe Nikolas Maduro dhe Huan Guaido të heqin dorë nga gara presidenciale gjatë periudhës së tranzicionit, ndërsa "Këshilli shtetëror", i formuar nga përfaqësues të qeverisë dhe opozitës të jetë përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme presidenciale dhe parlamentare në afat prej gjashtë deri në 12 muaj.

Uashington, 1 prill 2020 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikanë, Majk Pompeo dje propozoi që edhe Nikolas Maduro dhe Huan Guaido të heqin dorë nga gara presidenciale gjatë periudhës së tranzicionit, ndërsa “Këshilli shtetëror”, i formuar nga përfaqësues të qeverisë dhe opozitës të jetë përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme presidenciale dhe parlamentare në afat prej gjashtë deri në 12 muaj.

Pompeo propozoi që Guaido gjatë periudhës së tranzicionit të qëndrojë kryetar i Parlamentit dhe t’i lejohet të kandidohet për president.

“Ai (Guaido) është politikani më i popullarizuar në Venezuelë dhe nëse zgjedhjet do të ishin tani do të kishte një rezultat tepër të mirë”, theksoi Pompeo.

Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Guaidon.

“Nikolas Maduro duhet të largohet. Gjithmonë kemi thënë se Maduro asnjëherë më nuk do të jetë në pushtet në Venezuelë”, theksoi Pompeo.

SHBA-ja nga janari i vitit 2019 e pranoi Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Por, mbështetja nga SHBA-ja dhe e 50 shteteve në botë nuk çuan deri në zgjidhjen e krizës në Venezuelë. ls/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close