0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

SHBA/Kovid-19: Më shumë se 12.000 raste të vdekjes, mbi 400 mijë të infektuar

Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në SHBA tejkaloi 12.000, ndërsa 400.000 janë infektuar dhe më shumë se 20.000 janë shëruar.

Nju-Jork, 8 prill 2020 (MIA) – Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në SHBA tejkaloi 12.000, ndërsa 400.000 janë infektuar dhe më shumë se 20.000 janë shëruar.

Gjithsej 400.540 janë infektuar në SHBA, ndërsa 12.857 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 21.711 janë shëruar.

Në Nju-Jork, dita më e tmerrshme që nga fillimi i pandemisë është regjistruar dje ku janë regjistruar 731 viktima dhe numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 5.489.

Numri i viktimave të hënën ishte 731, që paraqet rritje prej 599 rasteve ditën paraprake, deklaroi guvernatori i Nju-Jorkut, Endruj Kuomo, në konferencë për shtyp. fb/

Back to top button
Close
Close